LIVE UPDATES
Politike

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

20 Maj 2022, 07:49 Nga DOSJA
Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin
Gunther Krichbaum

TIRANË- Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë të gjatë që ka dhënë për Detutche Welle ai ka qenë mjaft i prerë për rikthimin e Berishës në krye të PD.

Së pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit.Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara” – tha Krichbaum.

I pyetur nga DW nëse do ta refuzojnë PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha, ai thotë: “Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit.Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar” – tha Krichbaum.

INTERVISTA E PLOTË:

Deutsche Welle: Sot në Bundestag ju hodhët idenë e një modeli të ri për vendet që janë më afër BE-së, por nuk mund ose nuk duan të jenë anëtare të BE-së. A është kjo përgjigja juaj ndaj propozimit të fundit të presidentit francez Macron për krijimin e një formacioni të ri politik përtej BE-së?

Gunther Krichbaum: Sigurisht që ka të bëjë edhe me sugjerimet e zotit Macron dhe mendoj se do të ishte pozitive që Gjermania dhe Franca  të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Sfondi është se vendet që duhet të pranohen sot janë pak më larg standardeve të Bashkimit Evropian sesa ishin dikur vendet kandiduese si Finlanda, Republika Çeke ose Sllovakia. Pra, të mos e gënjejmë veten: sa i përket Ukrainës - dhe unë do të doja që Ukrainës t'i jepej statusi i kandidatit - procesi i anëtarësimit do të kërkojë dekada. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të ofrojmë një perspektivë të besueshme evropiane, një model për vendet që nuk duan ose nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Cilat vende keni parasysh konkretisht?

Për shembull, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), si Lihtenshtajni, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Britania e Madhe. Këto vende nuk duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por duhet të kemi edhe një model për vendet që ende nuk janë anëtarë të BE-së. Por kjo ide duhet elaboruar. Për mua është e rëndësishme që ky model të kuptohet si një stacion përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Këto vende do të mund ta vendosin vetë, nëse duan të anëtarësohen apo  preferojnë të qëndrojnë aty përgjithmonë, siç janë vendet e EEA, të cilat nuk synojnë të anëtarësohen. Në këtë rast do të kishim një anëtarësim të asociiuar. Ky është një model që nënkupton që në titull se këto vende i përkasin që tani BE-së. Ky anëtarësim i asociuar mund të zgjerohet për shembull me pjesëmarrje në tregun e përbashkët, ose me pjesët e kapitujve që janë të hapur ose që janë përmbyllur. E mundshme ështsë një pjesëmarrje në tregun e brendshëm, ose bashkim doganor. Ky model ende duhet të elaborohet, por mendoj se është një perspektivë e besueshme evropiane.

Ju nuk e përmendët Ballkanin Perëndimor. A do të ishin edhe vendet Ballkanit Perëndimor pjesë e këtij modeli?

Preferoj të flas për Evropën Juglindore ose për vendet e Ballkanit e jo për Ballkanin Perëndimor. Aty ka vende si Sllovenia dhe Kroacia, të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, vende, me të cilat tashmë po negociojmë, si Serbia dhe Mali i Zi, vende që janë ante portas (duke hyrë , shën.i red.), pra, drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit, të cilat, siç e dini, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ka edhe vende si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilave nuk mund t'u  jepet asnjë perspektivë garantuese për momentin. Pra, kemi të bëjmë me gjendje të ndryshme. Pra ky model vlen edhe për shtetet e Ballkanit, në mënyrë që edhe ato të marrin diçka gjatë procesit të negociatave dhe t'u jepet sinjali: Ju do të hyni në BE, edhe pse kjo mund të zgjasë ca. Më lejoni t'ju kujtoj se vendi i fundit që iu bashkua BE-së, Kroacia, kishte negociuar 8 vjet e gjysmë me BE.

Ju sot patët një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Cili ishte qëllimi i këtij takimi?

Ky takim kishte për qëllim që zoti Rama të njihej me kryetarin e CDU-së dhe të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Friedrich Merz. Por në takim merrnin pjesë edhe shoqërues të kahershëm të proceseve të Shqipërisë, si për shembull Joe Wadephul dhe unë. Rama e ftoi Friedrich Merz-in të vinte në Shqipëri ose të bënte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Dhe ai jo vetëm që është i hapur dhe i interesuar, por e ka në plan të vizitojë rajonin. Biseduam edhe për progresin e reformave në vend, të cilin personalisht e konsideroj të dalluar. Le të kujtojmë këtu reformën në drejtësi, vettingun. Pra, kanë lëvizur shumë gjëra në një drejtim pozitiv vitet e fundit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të pranoim çeljen e negociatave. Që këto kanë vonuar, për këtë nuk e ka fajin Shqipëria, por bllokada e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe ne mund t'i bëjmë thirrje Bullgarisë që t'i zgjidhë mosmarrëveshjet në planin dypalësh, sepse ato nuk kanë të bëjnë me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zoti Rama ka thënë se nëse Bullgaria nuk e heq bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut, ai do të kërkojë shkëputjen. A e mbështesni ju këtë?

Ne si grup parlamentar kemi marrë vendim që këto dy vende të jenë së bashku. Por kam përshtypjen se Bullgaria është duke lëvizur. Kjo është përshtypja ime tani. Shpresoj shumë se mund ta kapërcejmë edhe këtë pengesë.

Dhe së fundi, doja t'ju pyesja për situatën brenda Partisë Demokratike në Shqipëri. Grupi juaj ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatës së brendshme në Shqipëri, përveç muajve të fundit.

Së  pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara.

Pra, ju do ta refuzoni PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha? 

Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar./DW

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi