LIVE UPDATES
Politike

'Dëshmia' e Metës në SPAK: Nuk ka asnjë dokument ndaj meje për çështjen CEZ-DIA, pagesat për inceneratorët vazhdojnë

Kreu i PL tha se çështje shqetësuese janë pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorët, edhe pse nuk ka as djegie të mbetjeve dhe as kapsulim. 

24 Shkurt 2023, 21:30 Nga a.l
'Dëshmia' e Metës në SPAK: Nuk ka asnjë dokument
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar detaje për dëshminë e tij në SPAK, dy ditë më parë.  I ftuar në në Çim Peka Live, Meta tha çështja për të cilën është thirrur, ajo për CEZ-DIA, i përket disa viteve më parë, ndërsa shtoi se për të nuk ka asnjë fakt apo provë në ngarkim. 

Ish-kreu i shtetit tha se ai ka qenë mjaft aktiv gjatë kohës si President duke dërguar dosje në SPAK, por nuk është thirrur as si kallëzues. Kreu i PL tha se çështje shqetësuese janë pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorët, edhe pse nuk ka as djegie të mbetjeve dhe as kapsulim. 

Pjesë nga intervista

Ilir Meta: Nuk ka asnjë fakt, asnjë shkresë.

Baton Haxhiu: Keni patur dokumente me vete?

Ilir Meta: Jo, asnjë dokument. 

Baton Haxhiu: Jeni ballafaquar me ndonjë shifër?

Ilir Meta: Jo. Pyetje, si e njeh Batonin, po e njoh nga Çimi, e njoh prej kaq kohësh. Gjëra të kësaj natyre. 

Çim Peka: Jo për kontrata dhe të kësaj natyre? 

Ilir Meta: Nuk ka se për çfarë kontrate. 

Romir Saraçi: Po për kontaktet me Kastriot Ismailajn? 

Ilir Meta: Po, jemi takuar, njihemi që nga vitet '90. Të gjithë politikanët njiheshin me atë se ishte natyrë sociale. Asnjëherë nuk ka përfituar nga pozita ime. Që nga momenti që ka kaptur probleme me drejtësinë, unë kam shkëputur konktaktet. 

Baton Haxhiu: Do t'ju ftojnë prapë? 

Ilir Meta: Jam gjithmonë i hapur. Por problemi është që vazhdojnë te inceneratorët pagesat dhe s'ka as djegie, pas incenerim. 

Çim Peka: Në pyetje ju mori drejtuesi i SPAK?

Ilir Meta: Në pyetje më mori një person i autorizuar nga prokurorët e çështjes. 

Çim Peka: Nuk ishte zoti Dumani?

Ilir Meta: Nuk kam pse të përmend emra të prokurorëve, ndihmës prokurorëve. Ata bëjnë punën e tyre. Kemi patur një komunikim korrekt. Nëse jemi vonuar, ka ndodhur për të saktësuar nga ana gjuhësore atë deklaratën që jepet atje. 

Baton Haxhiu: Ke ndonjë çështje që është e ndaluar ta komunikosh në publik?

Ilir Meta: Më ka thënë se nuk është mirë të publikohen gjëra sepse mund të dëmtojë procesin e hetimit. Por unë u thashë se diçka do të them sepse nuk mund të dilja jashtë dhe të thoja nuk ua them për ça më thirren kur kjo çështje e konsumuar dhe çështje që e 2019-ës, para 4 vitesh. 

Baton Haxhiu: Ka patur shenja që mund të merreshit në pyetje nga prokuroria por keni qenë President dhe ka qenë e ndaluar?

Ilir Meta: Kam 8 muaj që jam larguar. Edhe gjatë kohës që isha President kam qenë kallëzuesi më aktiv në SPAK, shikoni të gjitha dosjet që kam dërguar në SPAK. Nuk jam thirrur as si kallëzues, asnjëherë që kam qenë President i Republikës. Unë kam vajtuar vetë në SPAK, në akt respekti dhe dëshire për ta parë që të veprojë, për çështjen e Dvoranit, për falsifikimin e firmave për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj sot Gjykata Kushtetuese arrin deri aty sa t'i kufizojë kompetencat vetes dhe t'ia japë mazhorancës në Parlament. Se nuk është vetëm  për sot, por edhe për nesër kur të jetë një mazhorancë e re. 

ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 24 Shkurt 2023, 17:21

Sa vlen ari i Zogut?

Floriri TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit