Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u shpreh se Devolli më parë në Parlament kishte Dritëro Agollin ndërsa sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Rama tha se kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ndodhet në Devoll teksa po zhvillon edhe një takim elekotral me banorët e kësaj zone. Rama gjatë fjalës së tij komentoi dhunën që kandidati i opozitës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni.
Ai u shpreh se Devolli më parë në Parlament kishte Dritëro Agollin ndërsa sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Rama tha se kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. Ai ngriti pyëtjen sesi demokratët e Devollit mund të votojnë për një grup rrugaçësh.
"Kemi bërë një udhëtim me makinë së bashku me Dritëro Agollin deri në Korçë. Më pas im atë dhe Dritëro Agolli vajtën në fshatin e tij. Nga kjo më erdhi gjithë retrospektika prej Agollit, përfaqësuesi i Devollit pa kufij se Dritëro Agollin Devollin e respektonte si birin e tij dhe nuk e shihte as si të majtë as si komunist dhe as si asgjë. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe patjetër e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar, para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.
Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Driitëroi e përdor.Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe janë një grup rrugaçësh. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor.
E dini pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë dhe pse ndihet me shpatulla të ngrohta. Si mund të ndodhë kjo që demokratët këtu mund të kenë 1 mijë arsye që të mos duan Peleshin e 5-fishin e arsyeve të mos më duan mua, por s’i mund të bjerë pazari deri në pikën që t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë...po e them siç më vjen se realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu. Si mundet të bëhet kjo punë," tha ai.
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ditën e sotme për ditën e Dëshmorëve të Ko...
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar k...
edi rama TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryemi...
Foto Ilustruese TIRANË- Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon pas disa problemeve që jan&eu...
seanca ne kuvendin e kosoves KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje...
Foto Ilustruese TIRANË- Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e c...
kuvendi PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radh&eu...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqipt...
Ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance....