5 Maj 2025, 10:45
Nga r.ll
seanca ne kuvendin e kosoves
KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje në nder të dëshmorëve. Deputetët janë ngritur të gjithë në këmbër përveç, atyre të Listës Serbe që qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.
seanca
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve krerët më të lartë të shtetit shqiptar kryejnë homazhe. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.
Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.
Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
dita e deshmoreve lista serbe kuvendi i kosoves
Politike
5 Maj 2025, 10:37
besar likmeta
Foto Ilustruese
TIRANË- Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e c...
Politike
5 Maj 2025, 10:36
r.ll
kuvendi
PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radh&eu...
Politike
5 Maj 2025, 10:10
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqipt...
Politike
5 Maj 2025, 10:19
I.A
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance....
Politike
5 Maj 2025, 10:17
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në...
Politike
5 Maj 2025, 10:11
r.ll
pamjet e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avioni...
Politike
5 Maj 2025, 10:00
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi sot për gazetarët një vendim të Gjykatës s&e...
Politike
5 Maj 2025, 09:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët pas daljes nga SPAK, ka shkëmbye...
Politike
5 Maj 2025, 09:25
N.F
Foto
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetar&eum...
Politike
5 Maj 2025, 09:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për mediat pas d...