Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën, atyre që ai i ka cilësuar si bandat e Rrajës dhe të Artur Bushit.
TIRANË- Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas pamjeve të dhunës barbare të ushtruar nga banda e njerëzve të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën, atyre që ai i ka cilësuar si bandat e Rrajës dhe të Artur Bushit. Ndër të tjera në fjalën e tij, Balliu tha se Partia Demokratike dënon me neveri këtë demonstrim force të pushtetit.
"Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh,"-u shpreh ai ndër të tjera.
DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU
Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës. Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij. Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë. Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Me atë dhunë ata po thonë: ky është territori ynë, jo i krutanëve. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh. Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera. Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë.
Dje, fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja./Dosja.al
Edi Rama në Mal të Zi PODGORICË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi në kuadër t&e...
Olta Xhaçka Mazhoranca socialiste kërkoi të premten rikthimin në pikën e nisjes të diskutimit parlamentar për mandati...
Edi Rama dhe Denis Beçiroviç BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Republikës së B...
Fitore Pacolli KOSOVË- Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të turit të ballkanit, do të zhvillojë sot vizit&...
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, kanë të bëjnë...
Edi Rama SARAJEVË- Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje. Gjatë konferenc&...
Edi Rama SARAJEVË- Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Lajm...
Borjana Kristo SARAJEVË- Kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo n&e...
Konferenca SARAJEVË- Kryeministri Edi Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës t&eu...
Edi Rama dhe Borjana Kristo SARAJEVË- Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borj...