LIVE UPDATES
Politike

Diaspora letër Gjiknurit dhe Alibeajt: Të zhgënjyer nga mungesa e ftesës për pjesëmarrje në mbledhjet e Reformës Zgjedhore

Më tej shkruajnë se kjo mungesë e ftesave i ka bërë të dyshojnë për transparencën dhe pavarësinë e procesit të reformës zgjedhore.

13 Shkurt 2024, 13:59 Nga r.ll
Diaspora letër Gjiknurit dhe Alibeajt: Të zhgënjyer nga mungesa e
damian gjiknuri, enkelejd alibeaj

TIRANË- Grupi i punës për Votën e Diasporës i ka dërguar ditën e sotme një letër kryetarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjinurit dhe Enkelejd Alibeajt. 

Në letër ata shprehin shqetësimin dhe zhgënjimin në lidhje me mungesën e ftesave për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të organizatave të Diasporës në procesin konsultativ për mundësimin e Votës së Diasporës në mbledhjen e datës 9 Shkurt 2024 të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Më tej shkruajnë se kjo mungesë e ftesave i ka bërë të dyshojnë për transparencën dhe pavarësinë e procesit të reformës zgjedhore.

"Na lejoni t’ju rikujtojmë që zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për votim për diasporën është kriter i patejkalueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.", shkruhet në letër.

LETRA E PLOTË:

Me këtë letër dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe zhgënjimin tonë të thellë në lidhje me mungesën e ftesave për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të organizatave të Diasporës në procesin konsultativ për mundësimin e Votës së Diasporës në mbledhjen e datës 9 Shkurt 2024 të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Siç e dini, grupi ynë ka qenë pjesë e tryezës së punës me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që nga viti 2020 dhe kemi kontribuar në diskutimet dhe rekomandimet për mundësimin e procesit zgjedhor në Diasporë. Kjo pjesëmarrje ka qenë e rëndësishme për ne, organizatat tona dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo ku jetojnë, duke punuar me devotshmëri për “Votimin e shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë” dhe si zëri vokal i Diasporës në zgjedhjet shqiptare.

Në hapësirën Pan-Shqiptare, nuk ka grupim a-partiak me më tepër eksperiencë dhe përkushtim në procesin delikat të Votës së Diasporës. Si organizata me rrjet të gjerë në diasporë dhe ekspertizë në angazhimin e saj në shtetin amë, që nga viti 2020 kemi dhënë rekomandimet tona për KQZ për plotësimin e kuadrit ligjor për votimin e diasporës. Këshilli Koordinues i Diasporës, një nga organet shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet më Diasporën e ka pasur dhe e ka në vëmendje të veçantë përfaqësimin e diasporës, nëpërmjet Votës së Diasporës, mesazh që ju a ka transmetuar përmes letrave që ju ka drejtuar ne 2023 si dhe në takimet me ju dhe drejtues të grupeve parlamentare si dhe Kryetares së Kuvendit. Letra e fundit ju është drejtuar më 18 dhjetor 2023. Në 09 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese kundrejt padisë në cënimin e të drejtës së Votës së Emigrantëve, ngritur nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, është shprehur se për realizimin e Votës së Diasporës ekziston një boshllëk ligjor dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të plotësonte këtë boshllëk deri në 12 janar 2024.

Tashmë ky afat ka përfunduar dhe Kuvendi nuk ka përfillur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për t’i paraprirë procesit, më tej, organizata “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” duke marrë për bazë modelin Gjerman dhe duke e përafruar me modelin e aplikuar në 2 Kosovë, të cilin organizata Germin e ka monitoruar me vëmendje në tri cikle zgjedhore, ka paraqitur një daft-projektligj i cili është përcjellë institucionalisht në adresë të: Presidentit te Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, Kryeministrit z. Edi Rama, Komisionit Qëndror të zgjedhjeve dhe 140 deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë. Më datë 11.12.2023, ky draft u propozua për shqyrtim ne Parlamentin e Shqipërisë nga deputetët: z. Fatmir Mediu, z. Gazment Bardhi, z. Agron Duka, z. Agron Gjekmarkaj, znj. Jorida Tabaku, Znj. Emilia Koliqi dhe znj. Dhurata Çupi.

Shqyrtimi i projektligjit edhe pse është detyrim ligjor nuk është bërë akoma. Për këto arsye, jemi shprehur shumë të habitur dhe të zhgënjyer kur nuk kemi marrë asnjë ftesë për të marrë pjesë si palë drejtpërdrejtë në mbledhjen e datës 9 Shkurt 2024. Kjo mungesë e ftesave na ka bërë të dyshojmë për transparencën dhe pavarësinë e procesit të reformës zgjedhore. Na lejoni t’ju rikujtojmë që zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për votim për diasporën është kriter i patejkalueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Me këtë shkresë, ne kërkojmë mundësinë e një takimi gjithëpërfshirës të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore me përfaqësinë e organizatave tona. Ne besojmë se përfshirja jonë direkt do të jetë vendimtare për të siguruar një proces
zgjedhor të ndershëm, transparent dhe të besueshëm për Diasporën shqiptare. Ne gjykojmë se proçesi i realizimit të Votës së Diasporës është i ndërlikuar, shumëdimensional dhe nënkupton përfshirjen aktive jo vetëm të Diasporës por dhe ekspertëve nga fushat e ndryshme, si dhe shumë aktorëve të tjerë institucionalë. Ju bëjmë thirrje të merrni këtë kërkesë në konsideratë me precedencë dhe të na jepni mundësinë për të përfaqësuar interesat e Diasporës në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Ju faleminderit për kohën dhe mirëkuptimin tuaj.

enkelejd alibeaj damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj