LIVE UPDATES
Politike

PD depoziton sot në Kushtetuese padinë e dytë për Portin e Durrësit: Kallëzim dhe në SPAK për shkelësit e ligjit

Lajmin e dha në një konferencë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi, i cili tha se do të depozitohet dhe kallëzim penal në SPKA për shkelësit.

13 Shkurt 2024, 11:45 Nga r.ll
PD depoziton sot në Kushtetuese padinë e dytë për Portin e
oerd bylykbashi

TIRANË- Partia Demokratike do të depozitojë ditën e sotme një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e portit të Durrësit, pasi pretendohet se është shkelur ligji.

Lajmin e dha në një konferencë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi, i cili tha se do të depozitohet dhe kallëzim penal në SPKA për shkelësit.

Deputeti demokrat tha se padia e parë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se padia ishte bërë jashtë afatit kur duhej paraqitur. Ai tha gjithashtu se padia e dytë  shkon më tej dhe më thellë, duke trajtuar ato aspekte sipas tij të shkeljeve kushtetuese.

Bylykbashi tha se i kanë dërgua letër Komisioneres për Konkurrueshmërinë në BE, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është përgjigjur se BE po e ndjek këtë çështje.

DEKLARATA E PLOTË:

Sot jemi para jush për të prezantuar jo vetëm qëndrimin e PD, pro veprimin e PD në lidhje me aferën më të madhe jo vetëm korruptive, por grabitqare në historinë e Shqipërisë: grabitjen e Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit është historikisht aseti më i madh strategjik që ky vend ka pasur.

Është një aset strategjik në të gjitha aspektet e tij, jo vetëm për sa i përket vlerës monetare, por edhe të gjitha aspekteve të tjera, që në shekuj kanë qenë pikë referimi për këto troje si një pikë zhvillimi, si një pikë reference kulture, por mbi të gjitha edhe zhvillimi ekonomik dhe modern të vendit.

Porti i Durrësit është simbol i zhvillimit urban, qytetar dhe historik.

Është pika kryesore e komunikimit detar në histori, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, si një pikë tranziti mes Perëndimit dhe Lindjes.

Si port detar, ai ka lidhur vendin në historinë e tij me të gjitha kulturat dhe aktualisht sot është 90 përqind e transportit detar kalon nga Porti i Durrësit dhe 54 prqind e tregtisë ndërkombëtare që bën Shqipëria, kalon nga ky port.

Këto të dhëna vijnë nga institucione të certifikuara evropiane, të cilat investuan deri vonë për të modernizuar këtë port, duke dhënë edhe kredi, sepse shikonin rëndësinë strategjike dhe përcaktonin këtë port si një nyjë strategjike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është një nyje e transportit detare, rrugor dhe hekurudhor. Është një kompleks i jashtëzakonshëm logjistik që përpunon mallra dhe pasagjerë dhe synimi ka qenë që përmes modernizimit të tij, nëse do realizohej projekti me investime evropiane, do shkonte deri në 1.3 milionë pasagjerë në vit që qarkullonin nga ky port dhe 1.3 milionë ton mallra që do kalonin në këtë port.

Është një nyjë e komunikimit njerëzor. Tragetet që bëjnë lidhjen e Shqipërisë me Perëndimin, shkëmbejnë vazhdimisht një fluks njerëzor.

Por duhet theksuar se është edhe një aset strategjik ushtarak, më i madhi në Shqipëri. para pak vitesh, stërvitja e madhe e NATO-s, Defender 21, kishte Portin e Durrësit si një nga nyjet kryesore logjistike të një ushtrimi, në përgatitje të asaj që po vinte, agresionit rus në Ukrainë për të parë kapacitetet mbrojtëse të aleancës së NATO-s. Aset më të madh me kapacitet ushtarak ne nuk kemi.

Janë të gjitha këto dhe gjithë ai historik që qëndron pas këtij kombi, që është në 3 mijë vitet e fundit një pikë referimi e Durrësit dhe e Shqipërisë, janë ato që i japin kësaj afere jo vetëm korruptive, por edhe grabitqare, nuk është vetëm një histori korrupsioni, por edhe një histori grabitje e një aseti publik dhe strategjik, ditën për diell me veprime të qarta, të mirëmenduara të qeverisë, në shkelje të marrëveshjeve që ka bërë më herët, siç është MSA apo marrëveshje që i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro.

Të gjitha këto provojnë se kjo është një aferë, para së cilës edhe afera korruptive e inceneratorëve zbehet me ndroje.

Ne sot bëjmë me dije se PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese, me firmat e deputetëve të opozitës, për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë.

Gjithashtu do bëjmë kallëzim penal në SPAK për këtë aferë. Personat përgjegjës duke filluar nga kryeministri Edi Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi për një veprim që qartazi, me një sekuencë po aq kriminale aktesh të miratuara nga qeveria, janë bërë aty për të veshur me një veshje juridike një marrëdhënie personale private korruptive mes Edi Ramës dhe një investitor privat arab.

E gjitha kjo për të shndërruar një pronë publike, të patjetërsueshme sipas ligjit, në një pronë private që më pas do shitet.

Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Sigurisht nuk patëm mundësinë gjatë kohës që PD ishte në parlament, të godiste në kohën kur marrëveshja e parë, e cila shtroi shtratin për këto veprime të mëtejshme korruptive, nuk u godit në kohën kur ratifikohej nga parlamenti.

Ne e goditëm në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duke vendosur një precedent jo në interesin e shqiptarëve, por në interesin e Edi Ramës, e rrëzoi duke pretenduar se padia ishte bërë jashtë afatit kur duhej paraqitur.

Sipas saj, ajo duhej goditur para ratifikimit, kur doktrina parashikon absolutisht që të goditej edhe pas saj. Qartazi ishte një veprim që synonte të mbante në këmbë këtë marrëveshje të Edi Ramës.

Por kjo padi e dytë që paraqesim në Gjykatë Kushtetuese, shkon më tej dhe më thellë, duke trajtuar ato aspekte të shkeljeve kushtetuese.

Dhe më pas ne gjithashtu ne kemi shkuar edhe më tej duke i shkruar letër Komisioneres për Konkurrueshmërisë në BE, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është përgjigjur se BE po e ndjek këtë çështje.

Ajo që ne synojmë jo vetëm të shpëtojmë Portin e Durrësit, por t’i vëmë fre të njëjtit mekanizëm grabitqar korruptiv që rrezikon të prekë edhe Vlorën, Ksamilin dhe Sarandën.

Nëse Gjykata Kushtetuese dhe SPAK do bëjnë detyrën, është e mundur që këto asete të mbrohen.

partia demokratike porti i durresit oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës