LIVE UPDATES
Politike

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon hetim, Berisha: Çështja Rama - McGonigal në Kongresin e SHBA

Në njoftimin e tyre, theksohet se ky komision do të hetojë me themel çështjen McGonnigal ndërsa në  qendër të takimit, ishte, përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal.

3 Korrik 2023, 09:42 Nga I.A
Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon hetim, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se çështja përvëluese Rama-McGonigal ka mbërritur në Kongresin e SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se përfaqësuesve Diaspora për Shqipërinë e lirë,  të cilët takuan kongresmenin Jim Jordan dhe i kërkuan hetimin e kryeministrit Edi Rama, i cili është përfshirë në skandalin e ish zyrtarit të lartë të FBI. Në njoftimin e tyre, theksohet se ky komision do të hetojë me themel çështjen McGonnigal ndërsa në  qendër të takimit, ishte, përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal.

Postimi i plotë:

Çështja përvëluese Rama-McGonigal në Kongresin e SHBA. Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA për superskandalin McGonigal-Rama. Lexoni njoftimin e takimit të drejtuesve të ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ me kongresmenin  Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA. Ndër të tjera, përfaqësuesit e ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ kërkuan mundësisht hetimin e superskandalit McGonigal- Rama nga Kongresi i SHBA. Çështja McGonnigal nuk do të lejohet të kalojë në harresë! Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon drejtpërsëdrejti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi Amerikan! Pas letrës së dërguar më 28 Shkurt 2023, dje, Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli  dhe Florian Haçkaj nga Lëvizja kanë zhvilluar një takim të përmasave tejet të rëndësishme me Kongresmenin e njohur dhe një nga njerëzit me më tepër influencë në Kongresin Amerikan, Jim Jordan. Z. Jordan është kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë plotësisht përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike. Ky komision do të hetojë me themel cështjen McGonnigal, ku në aktakuzë përmendet 14 herë emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

Temat kryesore të diskutuara në takim ishin: -Përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal -Rrëshqitja e Shqipërisë drejt autokracisë dhe rikthimi i maktheve të së kaluarës totalitare -Përjashtimi i diasporës nga politikëbërja dhe mos-mundësimi i votës së diasporës Lëvizja theksoi rëndësinë e së vërtetës mbi çështjen McGonnigal dhe zbardhjen nga komisioni hetimor i kësaj afere madhore korruptive si dhe falënderuam kongresmenin për punën e tij në drejtim të transparencës dhe shkuarjes deri në fund të së vërtetës në lidhje me këtë aferë. Gjithashtu i ofruam atij mbështetje nëpërmjet ekspertizës dhe përkushtimit tonë të palëkundur për më të mirën për Shqipërinë. Kongresmeni Jordan mbështeti kauzën tonë kryesore të votës së Diasporës dhe u angazhua të adresojë këtë çështje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë. Takimi u mbyll me besimin e plotë se çështjet e diskutuara do të gjejnë zgjidhjet e duhura. Falënderojmë edhe një herë Kongresmenin për kohën dhe bisedën e hapur si dhe për mundësinë që Diaspora shqiptare të mbrojë çështje me rëndësi për vendin në forume kaq të larta! Mbetemi në pritje të zhvillimeve të rëndësishme…

 

jim jordan sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj