All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: “Ballkani i hapur” pati fundin që meritonte

Sali Berisha shtoi se qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE, ndërsa shtoi se kjo nismë u mbështet fort nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

3 Korrik 2023, 00:06 Nga DOSJA
Berisha: “Ballkani i hapur” pati fundin që meritonte
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook është shprehur se “Ballkani i Hapur” pati fundin e merituar. Një ditë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi përfundimin e nismës, Berisha reagoi sot me një postim në Facebook, duke u shprehur se ky projekt nënkuptonte “gllabërimin e Kosovës nga Serbia” me bekimin e Shqipërisë. Gjithashtu, Berisha shtoi se qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE, ndërsa shtoi se kjo nismë u mbështet fort nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Berisha shkroi më tej se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij.

Fill pas firmosjes së traktatit në Novi Sad, ideatori i tij Aleksandër Vuçiç deklaroi haptas se qëllimin më kryesor të këtij projekti të serbomadhisë ishte: themelimi i Jugosllavisë së Re plus Shqiperinë. Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Mini shengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postahej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqiperisë, njëlloj si në vitin 1945. Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpermjet saj, asaj ruse në rajon,”-shkruan Berisha ndër të tjera.


POSTIMI I PLOTË:

Ballkani i Hapur pati fundin e merituar.

Miq, pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, sebomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Ai inaguroi këtë projekt në Novi Sad me firmosjen e traktatit të Novi Sadit me dy vasalët e tij, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe me kumbar Alexis Soros. Për të maskuar qëllimet, projektin e pagëzuan “Mini shengeni Ballkanit”, por pas reagimit të fuqishëm të BE ndaj tij e pagëzuan me emrin e ri “Ballkani i Hapur” duke marrë këtë term hua nga një artikull me këtë titull, i shkruar në vitin 1991 nga George Soros. Fill pas firmosjes së traktatit në Novi Sad, ideatori i tij Aleksandër Vuçiç deklaroi haptas se qëllimin më kryesor të këtij projekti të serbomadhisë ishte: themelimi i Jugosllavisë së Re plus Shqiperinë.

Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Mini shengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postahej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqiperisë, njëlloj si në vitin 1945. Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpermjet saj, asaj ruse në rajon. Por projekti i vendosjes së hegjemonisë serbe u mbështet fuqishëm edhe nga Alexander Soros, i cili në çdo takim të aleances trilaterale destabilizues paraqitej si padrino i takimit dhe lobonte fuqishëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera për mbështetjen e Ballkanit të Hapur në kundërshtim me interesat perëndimore në rajon. E vërteta është se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij. Ballkani i Hapur u kundershtua fuqishëm nga opozita shqiptare në tërësi dhe PD në veçanti e cila organizoi protesta të fuqishme kundër Samitit në Durrës të Aleancës trilaterale, de facto Vuçiç – Rama – Zaev si projekti më përçarës në rajon më antishqiptar dhe antieuropian dhe që kishte si qëllim zëvendësimin e integrimit në Bashkimin Europian me integrimin në Jugosllavinë e Re dhe ombrellën ruse në Ballkan. Por në emër të këtij projekti Edi Rama, kryeministër i një vendi antar të NATO-s, mbronte me fanatizëm refuzimin e Beogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, domethënë shndërrimin e saj në Rusinë e Vogël në Ballkan. Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian. Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u perpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shkullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet