LIVE UPDATES
Politike

"Do bëjmë një analizë të shkëlqyer, por jo një gjah shtrigash"/ Berisha: Jemi në fazën e betejës vendimtare, Edi Rama nuk do e gëzojë mandatin e katërt

Gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.9, Berisha u shpreh se kjo analizë do ta nxjerr shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike.

2 Dhjetor 2025, 19:45 Nga E.d
"Do bëjmë një analizë të shkëlqyer, por jo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD do të bëjë një analizë të shkëlqyer, mbi zgjedhjet. Gjatë një takimi me qytetarët e njësisë nr.9, Berisha u shpreh se kjo analizë do ta nxjerr shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Kryedemokrati tha se opozita nuk bëhet në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por jep përgjegjësinë me fakte dhe me argumente.

Berisha deklaroi OKB thotë se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në botë. Ndërsa shtoi se edhe mediat botërore dhe organizatat thonë se shqiptarët janë kontrollues kryesor të çmimit të kokainës në Europë. Lideri opozitar, Sali Berisha tha se në 10 vite, 1 milion e 100 mijë shqiptarë kanë emigruar.

"Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë. Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij. Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj. Asnjë tjetër. E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës.

Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Po. Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime.

Kam vetëm dy kërkesa. Jo gjah shtrigash. Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit. Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë? Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet. Jo. Çfarë të përmirësojmë. Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë. Të përpiqemi. Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne, përpiqet të na zhdukë hapësirat. Ne brenda vetes duhet të përpiqemi të zgjerojmë hapësirat, të krijojmë hapësirat për mendimin, të krijojmë hapësira për të rinjtë, të krijojmë hapësira për debatin, të krijojmë hapësira për të gjithë ata që duan të na bashkohem. 

Jemi në kushtet e një regjimi autoritar, i cili synon zhdukjen tonë. Ne bëjmë të kundërtën, ne bëjmë gjithçka të forcohemi. Ne bëjmë gjithçka të forcohemi. Miq, përsëri dal aty tek e para. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Nuk ikin diktaturat me votë, është qesharake ta mendosh atë. E faktuam këtë ne. Por një gjë ka sot, në këtë betejë, ne në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kemi të drejtën ta kërrejmë këtë qeveri një minutë e më parë nga pushteti. Po. Dhe kjo varet vetëm nga guximi ynë. Se Edi Rama me mandatet e vjedhura në pushtet nuk mund të qëndrojë. Ndaj dhe duhet të jemi të qartë, jemi në fazën e betejës vendimtare.

Para shqiptarëve, para botës dhe para Zotit kemi faktuar se ky na ka vjedhur zgjedhjet. Se ky kriminel ka bërë gjithçka për të marrë mandatin e katërt. Nuk do ta gëzojë kurrë. Dhe ne duhet të përgatitim partinë. Duhet të përgatitim anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë të bëjmë atë që bëri Nepali, atë që bëri Bangladeshi, të bëjmë atë që bëjnë të gjithë njerëzit e shtypur ndaj diktaturave. Kemi arritur diçka, po, jo pak. Nuk mori urim nga qeveria e SHBA. Jo. Zëdhënësi iu përgjigj gazetarit se zgjedhjet nuk ishin të lira. Ndryshim i madh. Kundërshti të mëdha ndaj meje dhe zemërim me mua pse flet ky për narkoshtet. Po unë flas për narkoshtet sepse mbroj interesat e vendit tim se po e shkatërron droga. Po unë nuk e bëja kurrë një fjalë të tillë po të mos ishte, por kur e shoh që po e shkatërron, nuk ka gjë në botë që më ndalon mua.

Pa më thoni mua ju, më gjeni një vend në Europë ku euro të ketë rënë me 35 përqind për shkak të narkoeurove që vijnë me kontejnerë nga baronët e drogës? Më gjeni një vend tjetër ku industria të bjerë në pikiatë, eksportet të bien në pikiatë dhe ndërtimet të jenë tre herë më të mëdha se në Europë? Më gjeni një vend tjetërkund në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë të kenë emigruar vetëm në hapësirën Shengen?  Ku ka ndodhur? Në cilin vend. Sot është OKB që thotë se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në botë. Sot janë mediat botërore dhe organizatat që thonë se shqiptarët janë kontrollues kryesor të çmimit të kokainës në Europë. Atëherë të mos themi në këtë? Të mos i dalim zot ne vendit? Do i dalim zot dhe fatmirësisht zëri ynë po dëgjohet," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita analiza e blendi kajsiut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj