LIVE UPDATES
Politike

"Mogherini do vinte nesër në Tiranë"/ Berisha: Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklaratat asaj

Kryedemokrati gjithashtu akuzoi qeverinë se është mbështetur mbi dy shtylla kryesore, që sipas tij janë droga dhe kontrolli i mediave. Ndër të tjera, ai tha se plantacionet masive të kanabisit në vitin 2015 krijuan miliarda euro para të nëndheshme, të cilat, sipas tij, zhytën policinë, ligjin dhe hodhën themelet e një narkoshteti.

2 Dhjetor 2025, 19:09 Nga E. D

 

"Mogherini do vinte nesër në Tiranë"/ Berisha: Rama i
Sali Berisha 

 

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e arrestimin e Federica Mogherinit, rektorja e Kolegjit të Europës dhe 2 zyrtarëve të lartë të BE-së. Në një takim me qytetarët e njesisë nr.9, Berisha theksoi se Mogherini, e cila është rektore edhe në degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kishte në plan të vizitonte Shqipërinë dhe se kryeministri Rama kishte bërë programin që t’i merrte deklarata. Lideri i opozitës theksoi se Eurojust i dha Mogherinit ato deklarata që meritonte.

Kryedemokrati gjithashtu akuzoi qeverinë se është mbështetur mbi dy shtylla kryesore, që sipas tij janë droga dhe kontrolli i mediave. Ndër të tjera, ai tha se plantacionet masive të kanabisit në vitin 2015 krijuan miliarda euro para të nëndheshme, të cilat, sipas tij, zhytën policinë, ligjin dhe hodhën themelet e një narkoshteti. Më tej, berisha tha se mediat në vend janë 90% nën kontrollin e qeverisë, duke shkaktuar helmim mediatik, manipulim dhe fshehje të së vërtetës.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju demokrate e demokratë, të pranishëm në këtë sallë, kudo që jeni sonte në Tiranë, në mbarë vendin dhe mbështetës të PD. Së pari, do përulem me mirënjohjen e pakufishme ndaj të gjithë jush, ndaj kontributit dhe përpjekjes tuaj të jashtëzakonshme kundër këtij regjimi. Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij. Regjim që ka sjellë këtë komb në mënyrë absolute para alternativës të jesh apo të mos jesh.

Kjo sepse nga një komb ndër më të rinjtë në Europë dhe në botë që ishim vetëm pak dekada më parë, sot jemi kombi me numrin e lindjeve që kishim 100 vite më parë kur ishim gjithsej 700 mijë banorë. Sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të largimit të të rinjve tanë nga Shqipëria. Sot jemi kombi që nga viti 2018 gjer sot, vdekjet dominojnë shumë mbi lindjet. Dhe në këtë trend, në këtë rrokullisje, kombi shqiptar ka për fat reduktimin e gjysmë milionë e mos më shumë.

Pse u ndala në këtë moment? U ndala në këtë moment për të theksuar se jetojmë në një sistem diktatorial, i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe ligje, por e shtyp pa princip, e shtyp dhe i ngushton hapësirën me të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet. Dhe në këtë mënyrë, ai vazhdon të bazohet në dy shtylla kryesore. Bazohet në drogën. Miqtë e mi, duhet t’u them këtu se kombi në ekzistencën e tij nuk ka pasur faktor më shfarosës se sa droga.

Çfarë ndodhi me ne? Në vitin 2015, Edi Rama mbolli nga Pogoni gjer në Koshuticë në thellësi të Alpeve, me mijëra parcela kanabis. U krijua një fond miliarda eurosh parash të nëndheshme. Po çfarë ndodhi? Policia u zhyt e tëra në drogë. Ligji u zhyt i tëri në drogë. Shqipëria humbi ligjin. Shqipëria hodhi në një vit, ndoshta si asnjë vend tjetër në histori, themelet e narkoshtetit, të cilit po i marr sot me disa elementë kanë shtrirë përdhe euron, e kanë ulur atë me 30-35 përqind. Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse eksportet falimentuan. Me mijëra punëtorë humbën vendet e punës sepse prodhimi industrial ra.

Me qindra mijëra familje që jetojnë me ato remitanca marrin prej vitesh 30 përqind më pak për shkak të zhvlerësimit të euros. Imagjinoni ju një njeri me 6 miliardë euro që vjen nga errësira e errësirës, siç është Frank Çopja, që i përdor ato kundër jush, kundër vendeve të punës tuaj, i përdor për të blerë zgjedhjet, i përdor ato për të investuar aty ku do dhe nuk duhet. Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty. Pra, çfarë është kjo para?

Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria. Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo. Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin. Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo? Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën. Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh.

Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë.
Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët. Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo. Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz. Kjo është e vërteta. Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj