Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka deklaruar ditën e sotme se Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Deputeti tha se investimet me miliona euro në fakt janë abuzime.
Leskaj tha se në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit, ndërsa kërkoi të dijë se ku kanë shkuar këtë para. Sipas tij përmbytjet ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.
"Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj./Dosja.al
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka kërkuar të dijë se kush do të japë llogari për s...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj foli për përmbytjet e fundit të regjistruara në Shq...
Luçiano Boçi. TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se një nga problemet më...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar të ndalohet fostoksina në Shqipëri, pasi ësht&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Kuvend ka nisur seanca plenare. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kërkuar të ulen or&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në n...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se me arrestimin e Federica Mogherini, u kuptua çfarë...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. E para q&e...
foto ilustruese Mungesa e bashkëpunimit mes partive opozitare serbe dhe iniciativave qytetare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare i...
Foto ilustruse TIRANË- GJKKO ka vendosur të shty seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca e rradhës ...