LIVE UPDATES
Politike

REL: Pa rivalë të fortë, Lista Serbe drejt “fitores së sigurt”

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arriti të formojë Qeverinë e re të Kosovës.

2 Dhjetor 2025, 16:15 Nga E. D
REL: Pa rivalë të fortë, Lista Serbe drejt “fitores së
foto ilustruese

Mungesa e bashkëpunimit mes partive opozitare serbe dhe iniciativave qytetare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare i jep mundësi Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - të fitojë sërish pa konkurrentë të fortë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arriti të formojë Qeverinë e re të Kosovës. Ditëve të fundit ka pasur disa përpjekje për bashkim mes subjekteve serbe, me qëllim që të kundërshtonin politikën e pushtetit në Prishtinë dhe në Beograd, dhe për t’u bërë alternativë ndaj Listës Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, si dhe ndaj Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit, ish-ministër në Qeverinë e Kurtit.

Megjithatë, këto bisedime kanë dështuar.

Për rrjedhojë, në zgjedhje do të marrin pjesë: Lista Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Lidhja Kosovare - parti e formuar në qershor të këtij viti me mbështetjen e deputetit në Kuvendin e Serbisë, Zharko Ristiq.

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, shpjegon se përfaqësuesit politikë të serbëve në zgjedhjet e shkurtit dhe në ato lokale të tetorit kanë shkuar të ndarë në shumë kolona - gjë që i ka dobësuar subjektet më të vogla.

“Komuniteti serb është i vogël dhe nuk ka nevojë për kaq shumë aktorë politikë. Pyetja është: përse nuk u bashkuan edhe atëherë, për zgjedhjet parlamentare dhe lokale... Tani nuk kanë as burime, as energji për të shkuar përsëri në zgjedhje”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e siguroi Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Rashiqit.

Në zgjedhjet lokale, që u zhvilluan më 12 tetor dhe rrethi i dytë më 9 nëntor, Lista Serbe fitoi pushtetin në të dhjetë komunat me shumicë serbe, ndërsa partitë e tjera ose iniciativat qytetare arritën të merrnin disa vende në këshillat komunalë.

Partitë dhe iniciativat qytetare që përfaqësojnë komunitetin serb në pjesë të ndryshme të Kosovës, njoftuan se bisedimet për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme kanë dështuar.

Përgjegjësinë, shumica e palëve e hodhën te të tjerët, duke theksuar se ato vetë kanë qenë konstruktive dhe të gatshme për kompromis.

Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit tha se gjatë takimit në Mitrovicë të Veriut u diskutua për krijimin e një koalicioni më të gjerë të partive opozitare serbe, por rezultoi se vetëm kjo parti kishte qëllime të sinqerta.

“Përfaqësuesit e partive të tjera duket se ishin më shumë të fokusuar te pozicionimi i tyre personal në listën zgjedhore sesa tek interesi i përbashkët”, u tha në njoftim.

Partia Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit deklaroi se kanë bërë shumë lëshime gjatë bisedimeve për paraqitjen e përbashkët, por se nuk kanë mundur t’i tejkalojnë vijat e tyre të kuqe.

“Na është kërkuar që kryetari ynë, i cili është i dëbuar, të përjashtohet plotësisht nga lista zgjedhore dhe nga jeta politike”, u tha në njoftimin e kësaj partie.

Arsenijeviq nuk ndodhet në Kosovë, pasi është shpallur në kërkim që nga qershori i këtij viti, kur Policia e Kosovës ka gjetur armë në pronën e tij.

Ai ka mohuar se armët kanë qenë të tijat dhe ka deklaruar se autoritetet kosovare kanë “montuar” gjithçka për ta larguar nga Kosova.

Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit tha se ka mbështetur bashkimin, por se nuk është arritur kompromis.

“Lëvizja Popullore Serbe do të punojë në forcimin e strukturës së vet, në bashkimin e të gjithë faktorëve realisht opozitarë në Kosovë dhe në krijimin e një fronti të vetëm që do të veprojë në interes të popullit tonë”, thanë nga kjo parti.

Gogiq vë në dukje se subjektet më të vogla politike, si ato të komunitetit serb, nuk kanë kapacitet të dalin shpesh në zgjedhje.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme, rivale e vetme e madhe e Listës Serbe do të jetë partia e Rashiqit.

“Megjithatë, zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe lokale kanë treguar se brenda komunitetit serb ekziston një bërthamë opozitare, si mes subjekteve, ashtu edhe mes votuesve. Pra, ka mijëra serbë që kërkojnë alternativë, por problemi është se ajo nuk është formuar në mënyrë të qartë”, thotë Gogiq.

“Ata kanë dalë në zgjedhjet e mëparshme në kolona të ndryshme dhe kështu i kanë shpërndarë votat, ndërsa këtë cikël zgjedhor e presin duke mos dalë fare”, shton ai.

Sipas Gogiqit, brenda komunitetit serb ekziston hapësirë dhe nevojë për një alternativë, që të veprojë si opozitë ndaj Listës Serbe dhe partisë së Rashiqit.

“Pra, ka nevojë për një rrugë të tretë, por problemi është se aktorët politikë nuk arrijnë ta artikulojnë këtë nevojë në mënyrë të duhur”, thekson ai.

Sipas Saviqit, atmosfera aktuale politike ofronte një mundësi të rrallë për aktorët opozitarë serbë që të bashkoheshin dhe të sfidonin seriozisht Listën Serbe.

“Një paraqitje e bashkuar do të rriste pothuajse sigurt ndikimin e tyre te votuesit, sidomos te qytetarët që kërkojnë alternativë ndaj monopolit politik ekzistues”, thotë ai.

Saviq shton se aktorët politikë kanë pranuar tashmë se konfliktet dhe ndasitë e brendshme kanë qenë dominuese, duke ia dhënë Listës Serbe mundësinë që të fitojë sërish në mënyrë gati absolute.

“I vetmi përjashtim kohëve të fundit ka qenë partia e Rashiqit, e cila në zgjedhjet e shkurtit ka arritur të marrë një vend në Kuvend, por kjo parti ka pasur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Personalisht, nuk pres ndryshime të mëdha në numrat e mandateve, në krahasim me zgjedhjet e shkurtit - as në totalin e vendeve, as në dominimin e Listës Serbe”, thotë Saviq.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka marrë gjithmonë më shumë vota nga komuniteti serb - në të gjitha zgjedhjet ku ka marrë pjesë. Saviq thotë se ky dominim buron nga mbështetja e Beogradit, i cili, sipas tij, nuk i sheh ose i diskrediton partitë dhe iniciativat e tjera serbe në Kosovë.

Ai kujton se një numër i madh serbësh në Kosovë, që përbëjnë bazën zgjedhore të Listës Serbe, marrin të ardhura nga buxheti i Qeverisë së Serbisë dhe shpesh kushtëzohen në mënyra të ndryshme.

“Problemi kryesor është se komuniteti serb në Kosovë nuk ka ende mundësi të zgjedhë mes opsioneve reale, të ndryshme në përmbajtje, por merr pjesë vetëm formalisht në zgjedhje. Për ta ndryshuar këtë, duhet krijuar një ambient ku qytetarët kanë zgjedhje reale, jo vetëm formale”, thotë Saviq.

Përndryshe, ka disa raste individësh që kanë bërë fushatë kundër Listës Serbe në zgjedhje dhe kanë mbetur pa të ardhurat e tyre nga Serbia. Një prej tyre është Sllobodan Rashkoviq nga Zubin Potoku, i cili i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i janë ndërprerë të ardhurat, sepse nuk e ka mbështetur politikën e Listës Serbe. Po ashtu, gruaja e tij, Bojana, ka qenë kandidate e Lidhjes së Kosovës për këshilltare në Kuvendin e Komunës së Zubin Potokut në zgjedhjet e fundit lokale./REL

deputetet e listes serbe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës