LIVE UPDATES
Politike

"Do gjejë një tjetër Ergys Agas për ta marrë përsipër"/ Berisha: Rama po krijon kompani shtetërore nafte për të marrë llokmën e tij

Ai tha se qeveria krahas ndërhyrjes, përgjysmimit ose afër përgjysmimit të ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, duhet të ndërmarrë një analizë të hollësishme të tregut dhe të të gjithë faktorëve.

3 Prill 2026, 19:05 Nga E.d
"Do gjejë një tjetër Ergys Agas për ta marrë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po krijon kompani shtetërore nafte për të marrë pjesën e tij. Gjatë takimit në selinë blu me departamentin e Burimeve Njerëzore, Berisha u shpreh se se Rama do të gjejë një Ergys Agas tjetër që ta ngarkojë dhe krijojë ndërmarrjen shtetërore.

Ai tha se qeveria krahas ndërhyrjes, përgjysmimit ose afër përgjysmimit të ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, duhet të ndërmarrë një analizë të hollësishme të tregut dhe të të gjithë faktorëve. Sipas tij, Rama  po futet në treg për ta izoluar edhe më shumë këtë situatë dhe për ta bërë edhe më të pashpresë

Sali Berisha: Zgjidhja është po kaq katastrofë. Ky njeri që përdori për kaq vite Agjencinë e Shoqërisë së  Informacionit si kopshtin e tij privat dhe pasi shpërtheu skandali, tani do krijojë puset private të kopshtit të tij me naftë. Tani do të fusë duart e zeza të tij në importin e naftës. Do gjejë një Ergys Agas tjetër ta ngarkojë dhe të krijojë ndërmarrjen shtetërore. Miq, qytetarët duhet ta dinë se u krijua ndërmarrja shtetërore Air Albania, u stampos edhe flamuri i bukur shqiptar. U gjetën edhe emra, Ismail, Sami e Naim. Vetëm e vetëm si të fshihej vjedhja e së paku 100 milionë eurove nga Air Albania. Ajo falimentoi me një borxh 100 milionë euro. Dhe tani thotë do të futem në treg, do gjejë ndonjë Ardi Veli apo Ergys Agas, të cilët i ka të besuarit e vjedhjeve, dhe si do ia bësh ti me ngarkesën 60 përqind në treg? Na thuaj se këto janë gjëra shumë të thjeshta. Ku mbetet, çfarë mbetet këtu?

Pra, do futet në treg për të mbajtur të njëjtin çmim, por për të vjedhur sa më shumë, për të marrë një llokmë të madhe për veten e tij dhe njerëzit që do të emërojë. Shteti shqiptar ka ligje, ka ligjin antitrust, ka ligjin e mbrojtjes së konsumatorit. Në qoftë se në çmimin aktual të naftës, përveç ngarkesës fiskale prej 60 përqind të çmimit, ka edhe faktorë të tjerë spekulativë që e mbajnë atë në atë nivel, atëherë ti ke institucionet. Aktivizo institucionet të identifikojnë dhe ligjet ekzistuese janë shumë të forta.

Gjobat janë ndëshkime madhore në qoftë se gjenden në kushte të marrëveshjeve të fshehta. Po. Është e domosdoshme të shqyrtohet qëndrimi i autoritetit të konkurrencës ndaj oligopolit. Dhe autoriteti i konkurrencës është autoriteti më i korruptuar ose ndër më të korruptuarit në Shqipëri dhe në Europë. Atëherë qeveria krahas ndërhyrjes, krahas përgjysmimit ose afër përgjysmimit të ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, duhet të ndërmarrë një analizë të hollësishme të tregut dhe të të gjithë faktorët. Por ky çfarë po bën? Ky po futet në treg për ta salduar edhe më shumë këtë situatë, për ta bërë edhe më të pashpresë./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj