Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i përfundon mandati pesëvjeçar nesër, dhe pritet që kryeparlamentarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se për çështjen e presidentit është në kontakt me dy udhëheqësit e partive më të mëdha opozitare dhe ka paralajmëruar takime me ta në javën e ardhshme.
Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i përfundon mandati pesëvjeçar nesër, dhe pritet që kryeparlamentarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
“Jam në komunikim dhe në kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Do të ketë takime javën e ardhshme”, tha shkurt Kurti për RTV 21, para se të hynte në një seancë plenare.
Edhe ditë më parë, Kurti, që është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, paralajmëroi takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Paralajmërimi për takim vjen pasi Gjykata Kushtetuese, më 25 mars, u dha afat deputetëve që brenda 34 ditësh të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të parakohshme.
Më 2 prill, Kurti bëri thirrje për bashkëpunim për presidentin, duke argumentuar se vendi nuk ka luks për vonesa e bllokada.
Megjithatë, partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e akuzoi LVV-në e Kurti se po e zvarrit procesin e zgjedhjes së presidentit për interesa të veta.
Kurti kishte zhvilluar takime të ndara me Hamzën dhe Abdixhikun edhe para se çështja të dërgohej në gjykatën më të lartë në vend dhe para se ajo të nxirrte aktgjykimin.
Megjithatë, këto takime nuk prodhuan ndonjë rezultat dhe në një seancë më 5 mars, LVV-ja paraqiti dy propozime për president: kryediplomatin Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese pasi presidentja Vjosa Osmani kishte dekretuar shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars, një ditë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Gjykata vlerësoi se ky dekret nuk ka prodhuar efekt juridik.
Aktualisht, LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidentin. Për këtë proces nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë dhe dy të tretat e votave në dy rundet e para, ndërsa në rundin e tretë kërkohen 61 vota.
Partitë opozitare kanë thënë se përgjegjësia kryesore për sigurimin e shumicës bie mbi partinë në pushtet, ndërsa kanë kërkuar marrëveshje politike për tejkalimin e situatës./REL
Foto ilustruse Anëtarë të kabinetit qeverisës i kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes ë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se së bashku me kryebashkiakët do realizohet shërbimi i urbanistikës. Gjat&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama iu tha kryebashkiakëve se forcimi i strukturës së arsimit profesional ësht...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashk&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama foli në takim me kryetarët e bashkive edhe për paketen e maleve. Gjatë fjalë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama iu ka këshilluar kryebashkiakëve të ndërtojnë një plan muzealizimi t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama foli për mbrojten nga zjarret, ndërsa shtoi se do të s prodhohen më shumë automj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se laboratorët e dedikuar për teknologjinë në shkolla do të shkojnë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bashkitë duhet të hapin një zyrë juridike për Kadastrën, kj...