13 Mars 2025, 19:35
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD-së u shpreh se nëse PD vjen në pushtet një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe insfrastrukturës rurale.
Berisha premtoi gjithashtu se nëse PD vjen në pushtet do të ndërtohet unaza periferike e Shqipërisë. Ai shtoi se sot më kryesorja në fushën e infrastrukturës është mirëmbajtja e rrugëve dhe për këtë sipas tij PD do të ketë një projekt më vete.
Pjesë nga fjala e Berishës
Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm do të jetë unaza e Shqipërisë. Unaza periferike, e cila do të qarkojë Shqipërinë. Duhet të qarkojë Shqipërinë.
Është projekt shumë i vjetër.
Të mos harrojmë se rruga e parë automobilistike në Shqipëri është segment i kësaj unaze, Delvinë-Devoll.
Ne punuam në këtë unazë jo pak.
Nga Valbona në Gjoricë. Punuam në aksin Gjoricë-Librazhd dhe në segmente të tjera.
Natyrisht kjo është rrugë shumë e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, i cili në qoftë se nuk urbanizohet, zbrazet, zbrazet, zbrazet. Braktiset, braktiset, braktiset.
Ne patëm një koncept shumë të drejtë për fshatin. Banorët e fshatit duhet të kenë infrastrukturën e njëjtë me të qytetit, rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat. Përndryshe pse do të jetojë ai aty.
Pra në këtë kontekst ne i rikthehemi infrastrukturës së Shqipërisë rurale me vendosmërinë më të madhe.
Unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë. Në i rikthehemi asaj.
Nuk ka dyshim që sot më kryesorja në infrastrukturë është mirëmbajtja e rrugëve.
Shumat e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë qesharake. Në buxhetin e fundit janë 30 ose 35 milionë.
Ndaj dhe rrugët shpërbëhen. Rrugët e tyre prishen edhe pa u ndërtuar, siç është parë. Jo, ne do i japim përparësi absolute mirëmbajtjes së rrjetit rrugor. U krijuan autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve, ato do të fuqizohen.
sali berisha pd
Politike
13 Mars 2025, 10:50
Adriatik Lapaj
TIRANË- Koalicioni "Nisma dhe Shqipëria Bëhet" ka shpallur listat për zgjedhjet e ardhshme, duke rezervuar disa befasi t...
Politike
13 Mars 2025, 19:20
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes së PD-së p&eum...
Politike
13 Mars 2025, 19:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastruktur&eum...
Politike
13 Mars 2025, 19:09
M.B
SHKODRA- Pas daljes së listave të kandidatëve për deputetë, bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryetarin e ri, Alban Pre...
Politike
13 Mars 2025, 19:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për vitet 2025-202...
Politike
13 Mars 2025, 19:02
B.Z
Kuvendi
SHQIPËRI - Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afat...
Politike
13 Mars 2025, 18:30
M.B
Belinda Balluku
DIBRA- Zv. kryeministrja njëherësh dhe Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku me anë të një postim n&eum...
Politike
13 Mars 2025, 18:38
B.Z
Ilva Gjuzi
TIRANË - Partia socialiste prezantoi një ditë më parë drejtpërdrejt nga selia rozë emrat e kandidatëve p...
Politike
13 Mars 2025, 18:23
M.B
Ilir Alimehmeti
TIRANA- Kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir A...
Politike
13 Mars 2025, 18:22
A.Ll
Albin Kurti
KOSOVA - Kanë kaluar dhjetë ditë që nga shpërfillja e urdhrit të Gjykatës për paraqitjen e tij, dh...