LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën, por investimet nuk kapin as vlerën e 1 miliardëve

Lideri i opozitës u shpreh se për këto fusha janë dhënë 12 miliardë euro, por shumica janë vjedhur nga qeveritarët dhe drejtorët.

13 Mars 2025, 19:08 Nga E. D
Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për vitet 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, tha se investimet e bëra në Shqipëri në këtë fushë, nuk kapin as vlerën e 1 miliardë eurove. Lideri i opozitës u shpreh se për këto fusha janë dhënë 12 miliardë euro, por shumica janë vjedhur nga qeveritarët dhe drejtorët.

Ndër të tjera Berisha tha se 75 milionë dollarë ka qenë e planifikuar rruga Qukës-Qafë Plloçë, por gjer tani kanë shkuar 215 milionë dhe ajo nuk dihet kur mbaron. Më tej Berisha theksoi se ajo është rruga e vetme në Europë dhe në botë ku segmentet nuk takojnë njëra-tjetrën jo në një rast, por në dy pozicione. 

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, për ju drejtuesit e departamentit, panelistët, në të cilën ne paraqesim programin e PD për 4 vitet e ardhshme, program transformues të infrastrukturës së vendit. E vërteta është se gjatë këtyre 12 viteve, në total janë investuar sipas buxhetit mbi 12 miliardë euro nga Edi Rama dhe qeveritë e tij në infrastrukturë. Por, në qoftë se ka një gropë të zezë në zhdukjen e këtyre fondeve, janë pikërisht rrugët dhe projektet infrastrukturore.

Po qe se ndalemi për një moment se çfarë është ndërtuar me 12 miliardë euro të shpenzuara, fonde buxheti, ato nuk shkojnë, nuk kapin vlerën reale kurrë të 1 miliardë eurove. Por çmimet e këtyre veprave dhe objekteve janë dhjetëfishuar. Rëndom janë gjashtëfishuar, janë 12-fishuar, 13-fishuar në mënyrën më të pakonceptueshme.
Kjo ka bërë që në 12 vite qeverisje, vështrimi i veprave publike të ndërtuara është jashtëzakonisht i pakët, ndërkohë shpenzimet janë kolosale. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër kund në botë që të jenë zhdukur, të jenë gllabëruar fonde publike siç ka ndodhur në Shqipëri me këto 12 miliardë euro investime që nuk duken.

Në qoftë se marrim Rrugën e Arbrit, nga 160 milionë, e parashikuar ën standardin ndërkombëtar dhe kompaninë ndërkombëtare, në një kohë kur 32 kilometra të saj kanë qenë të ndërtuara, ajo ka shkuar në 415 milionë dhe nuk dihet sa do shkojë. Në qoftë se marrim Unazën e Tiranës, 19 kilometrat e fundit të saj se 8 kilometrat u ndërtuan gjatë qeverisjes së PD me vepra arti se ishin shumë të lidhura, sot ato janë ndarë në 14 lote me 14 kontrata. Janë një diletantizëm. Hyrjet e daljet janë absolutisht defektoze.

Janë të pastudiuara. Dhe mjerisht kjo unazë, në vend se të lirojë trafikun, efekti i saj pothuajse nuk ndjehet fare. Dhe që ka vazhduar ndërtimi i saj 15 vite. Janë një seri rrugësh të tjera që kanë mbetur. 75 milionë dollarë ka qenë e planifikuar rruga Qukës-Qafë Plloçë, gjer tani kanë shkuar 215 milionë dhe ajo nuk dihet kur mbaron. Ajo është rruga e vetme në Europë dhe në botë ku segmentet nuk takojnë njëra-tjetrën jo në një rast, por në dy pozicione," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet