LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë.

13 Mars 2025, 17:42 Nga M.B
Analiza e REL: Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re
Foto ilustruese

KOSOVA- Ka apo s’ka urgjencë për formimin e institucioneve të reja? Kjo është dilema e ditëve të fundit në Kosovë. Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë. Për Bekim Salihun nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, situata aktuale e rinumërimit të votave dhe e ankesave nuk përbën risi, sepse rëndom partitë politike i kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të adresuar vërejtje ose ankesa të natyrave të ndryshme lidhur me zgjedhjet.

“Të dhënat nga zgjedhjet e kaluara tregojnë se periudha mesatare që i është dashur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i certifikuar rezultatet ka qenë 21 deri në 30 ditë, kështu që akoma jemi brenda margjinës së një praktike nga e kaluara”, thotë ai.

Salihu beson se procesi, aktualisht, po zhvillohet me dinamikë normale, që mund të rezultojë me formim të Qeverisë në formë të rregullt:

“Kosova nuk është pa Qeveri. Brenda 10 ditëve, Qeveria mund të kalojë në Qeveri në detyrë, dhe si Qeveri në detyrë nuk mundet të procedojë vetëm me miratimin e ligjeve, përndryshe të gjitha funksionet tjera i ka të lejueshme. Natyrisht që zgjedhjet mbahen për t’u formuar Qeveria e re, dhe është e rëndësishme që të formohet, por aktualisht nuk ka mangësi ose hendek”.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila aktualisht është në pushtet, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re. Kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si.

Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet. Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), beson se, duke e marrë për bazë situatën gjeopolitike në botë, dinamikat brenda administratës së re në Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimet e reja në Bashkimin Evropian, duket se ka mobilizim të tërësishëm të autoriteteve atje që të jenë të përgatitura dhe vigjilente karshi rrezikut dhe kërcënimeve, qoftë ndaj sigurisë, qoftë ndaj territorit.

“Unë nuk mendoj që Kosova e ka luksin të humbë edhe shumë kohë në këtë aspekt, për faktin që edhe neve na presin mjaft obligime, sidomos obligimet që kemi në dialogun me Serbinë”, shprehet Bugaqku, duke përmendur edhe përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Prandaj, ai e sheh të rrugës që “të ketë një dinamizëm dhe fokus të gjerë edhe për çështjen e rajonit të Ballkanit”. Për Salihun, e vetmja urgjencë duhet të ekzistojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës:

“Janë rreth 800 milionë euro që Bashkimi Evropian i ka dedikuar për Kosovën dhe, siç u kuptua, BE-ja pret që këto marrëveshje, këto fonde, fillimisht të miratohen në Kuvendin e Kosovës, për të mundësuar procedimin tutje, sipas natyrës së alokimit të tyre”.

Kuvendi konstituohet kur të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e tij. LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, i takon që ta propozojë emrin e kryetarit, por nëse kjo parti nuk çon përpara një emër, procesi ngrin në vend. Salihu nuk beson që do të ndodhë diçka e tillë, meqë, sipas tij, ky skenar do ta dëmtonte partinë në fjalë, për shkak se “mund të shihet si një lloj sabotimi, kundërshtimi, neglizhence, papërgjegjësie”. Bugaqku nuk sheh shumë nguti në këtë drejtim, dhe beson se në këtë situatë përfiton Qeveria aktuale:

“Iu shkon për shtati ministrave, zëvendësministrave, atyre që bartin ende pozicione të larta shtetërore, për faktin se gjithçka lidhet me krijimin e institucioneve, dhe meqë nuk po ka nguti në gjithë këtë situatën e pasigurisë me rezultate, me dyshimet dhe ankesat që po bëhen, dikush mund të mendojë dhe ta shohë edhe më afatgjatë qëndrimin në pushtet”.

Megjithatë, Bugaqku përmend se shumë shpejt edhe këta zyrtarë mund të kenë kufizime, apo të mos mund të nënshkruajnë e ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të ekzistojë sa më parë një Kuvend që e mban llogaridhënës ekzekutivin.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë. Deri atëherë, të gjithë sytë te KQZ-ja!/ REL

kosova

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd