13 Mars 2025, 18:13
Nga M.B
Shpëtim Idrizi
TIRANA- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, deklaroi se ka vendosur të kandidojë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, me qëllim mobilizimin e strukturave të partisë. Në një intervistë për News24, ai tha se PDIU synon të sigurojë 4-5 mandate, kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Idrizi shtoi se edhe nëse partia do të kishte dy mandate të garantuara në listat e mbyllura, ai do të vijonte të kandidonte në listën e hapur për të forcuar angazhimin e anëtarësisë.
Ai konfirmoi gjithashtu marrëveshjen me Partinë Demokratike për pjesëmarrjen e PDIU-së në listat e hapura në nëntë qarqe të tjera, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të saj nga ana e PD-së. Idrizi tha se në lista PDIU nuk u fut për mëshirë, por për peshën dhe rëndësinë që ka si parti.
“Vendimin për të qenë në listë të hapur e kam marrë para dy javësh. Ky është rasti dhe në këtë mënyrë ne tentojmë të arrijmë më shumë mandate. Nëse kryetari i partisë do shkonte i vetëm në një listë të mbyllur, do e kisha të pamundur të mobilizoja të gjithë PDIU-në. U detyrova të shkoja vetë në selinë e PD-së mbrëmë për të siguruar që kjo marrëveshje të përmbushej brenda afateve ligjore. Nuk na ka fut njeri në listë për sadaka e mëshirë. Ne jemi koshientë për peshën tonë, ndaj jemi këtu.
Nuk është e lehtë në listë të hapur me këtë Kod, por është rasti të ballafaqohen. Unë e kam bërë dhe më parë, në 2021. Sot ka një motiv më shumë të kemi një përfaqësim më të fuqishëm, radhën e kaluar kishim më shumë deputetë çamë, në këto zgjedhje nuk kemi përfaqësues. Kjo është arsyeja më shumë që ne të ringrihemi, të bëjmë maksimumin tonë duke dalë vetë të parët. Jam optimist, por sido që të jetë rezultati, ballafaqimi është gjithmonë i vlefshëm. Jam besimplotë dhe i motivuar. Ky është një koalicion ku secila parti ka peshën e vet”, tha Idriz.
shpetim idrizi
Politike
13 Mars 2025, 18:07
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kry...
Politike
13 Mars 2025, 17:42
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ka apo s’ka urgjencë për formimin e institucioneve të reja? Kjo është dilema e ditëve t&eu...
Politike
13 Mars 2025, 17:25
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bashkë me tre përfaqërues...
Politike
13 Mars 2025, 16:58
M.B
Kuvendi
TIRANA- Sot u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvend ku u diskutua projektligji i “Paketës së Maleve”, ha...
Politike
13 Mars 2025, 16:30
B.Z
Taulant Balla
TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Dias...
Politike
13 Mars 2025, 16:20
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, nuk e ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Ti...
Politike
13 Mars 2025, 16:15
B.Z
Hashim Thaçi
KOSOVË - Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar të enjten babanë e vet në Qendrën K...
Politike
13 Mars 2025, 16:00
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me debatet e shkaktuar në PD për listat me emrat e kandidat&eu...
Politike
13 Mars 2025, 16:02
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la n&...
Politike
13 Mars 2025, 15:52
B.Z
Kryeministri Rama, në selinë e PS-së
TIRANË - Katër vjet më parë, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamenta...