LIVE UPDATES
Politike

"Do përvishemi deri në fitore", Berisha: Ne s’e pranojmë kurrë një kryeministër të tillë! Rama do largohet me autoblinda si në ‘91

 Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e fundit, Rama u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet.

15 Dhjetor 2025, 19:16 Nga E.d
"Do përvishemi deri në fitore", Berisha: Ne s’e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka rrugë tjetër përveç protestës dhe përballjes me Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e fundit, Rama u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet.

Lideri i opozitës tha se Rama është armik i votës së lirë dhe armik i demokracisë së shqiptarëve. Berisha tha se ai e grabiti votën e lirë me banda, banditë, kriminelë dhe me kartelet e drogës.

Berisha: Por duhet të them këtu, koha ka kaluar, sigurisht, megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë. Dy mbledhje janë bërë dy ditët e fundit nga forumet e PD, kryesia e saj dhe grupi parlamentar. Kanë dalë me një vendim solemn. T’i përvishemi gjer në fitore. Kanë dalë me një vendim solemn, se rrugë tjetër përveç protestës, përveç përballjes, përveç kacafytjes me të, nuk ka dhe nuk do ketë.

Miq, dhe për të gjithë shqiptarët, i ftoj të arsyetojnë, votën ua shkelmon. Duke u shkelmuar votën, i poshtëron. Shkelmon lirinë e tyre. Për t’u blerë votën në zgjedhjet e fundit u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet, nuk sigurojnë dot kafshatën e muajit. Votën e rrëmbeu me banditë të administratës, amoralë që shndërrojnë misionin e tyre, detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve, në plaçkitës dhe grabitës së votës së tyre. Votën e grabiti me banda, me banditë, me kriminelë, me kartelet e drogës.

Por, në dallim me çdo herë tjetër nga viti 2001 gjer sot, e kapëm për fyti, u faktuam shqiptarëve dhe botës se ky është armik i votës së lirë të shqiptarëve, armik i demokracisë së shqiptarëve. Në të drejtën tonë, në të drejtën e Zotit, në guximin tonë, ne nuk duhet t’i ndahemi asnjë minutë gjersa të largojmë nga skena këtë kriminel të votës së lirë. Miq, të harrojmë çdo gjë që ka ndodhur në 12 vite. Le t’i harrojmë të gjitha. Të marrim vetëm 10 ditët e fundit. Çfarë ndodh?

Së bashku me zëvendëskryeministren, të kapur në flagrancë, me dokumente, me mesazhe të tyre, se vetëm në një tender në tunelin e Llogarasë kanë vjedhur 50 milionë euro. Në çdo vend të botës, dorëheqja është akti i parë i njerëzve të përgjegjshëm. Dhe ky, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen vetë, jo vetëm që nuk shkarkon bashkëvjedhësen e vet, por çfarë bëri? Me urdhër, mori nga Gjykata Kushtetuese licencën për të vjedhur publikisht pa asnjë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë, para shqiptarëve. A mund të pranojmë ne një kryeministër të tillë?

Jo, kurrë. Cilido të jetë çmimi, ne do e paguajmë. Ne një kryeministër të tillë nuk e pranojmë kurrë. Pra, ky hajdut, që çdo tullë të sarajeve të tij, i ka djersën, mundin e taksapaguesve shqiptarë, para të vjedhura nga paratë e tyre. Ky hajdut që vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime, duke transportuar privatisht para të vjedhura dhe drogë, në gropa të zeza, që nuk i di kush se ku janë. Ky hajdut që lë të sëmurët pa ilaçe të vdesin në mëshirën e fatit dhe thotë që janë shumë dhe s’kam ç’u bëj.

Ky hajdut, që vetëm aty në oborr, ka Kopshtin e Edenit, me vlerë 4.2 milionë euro me peshq ekzotikë, ndërkohë që fëmijët tanë mbushin rrugët e Europës dhe botës. Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë. Por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë. Ne do ia tregojmë atij. Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti. Po, po./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj