LIVE UPDATES
Politike

"Do të zhduket për një projekt luksoz!" PL: Kalimi i pronësisë së Pallatit të Kongreseve nuk është një vendim i pafajshëm burokratik

Merja tha se kalimi i pronësisë së Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë nuk është një vendim i pafajshëm burokratik, por preludi i një skenari të njohur: shkatërrim, beton dhe koncesion për oligarkinë.

25 Korrik 2025, 13:49 Nga M.B
"Do të zhduket për një projekt luksoz!" PL: Kalimi i
Arla Merja

TIRANA- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Arla Merja ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se ajo që ndodhi dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës është një akt tjetër i rëndë në skenarin e zhdukjes sistematike të pasurisë publike, historisë dhe kujtesës kolektive të qytetit.

Merja tha se kalimi i pronësisë së Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë nuk është një vendim i pafajshëm burokratik, por preludi i një skenari të njohur: shkatërrim, beton dhe koncesion për oligarkinë. Ajo shtoi se Pallati i Kongreseve do të zhduket, për t’ia lënë vendin një projekti luksoz, me interes vetëm për një grusht të pasurish që qarkullojnë gjithmonë rreth të njëjtit rreth politik dhe financiar.

Përfaqësuesja e PL-së tha gjithashtu se Pallati i Kongreseve është simbol i kulturës dhe historisë, një hapësirë publike që i ka shërbyer brezave me aktivitete, ngjarje, koncerte dhe simpoziume që kanë lënë gjurmë në kujtesën kombëtare.

"Nga Kongreset e para të rëndësishme të tranzicionit, te festivalet e muzikës dhe eventet kulturore, Pallati i Kongreseve ka qenë tempulli i jetës publike shqiptare për dekada. Sot, ky simbol po i dorëzohet ministrisë që ka në fokus zhvatjen e pasurisë publike nën pretekstin e investimeve private. Dhe kjo nuk do të ndalet këtu. Sinjalet janë të qarta: pas Pallatit të Kongreseve, në radhë është edhe Televizioni Shqiptar (TVSH), një tjetër institucion i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Duket qartë se nuk ka më kufi as në lakmi, as në mosrespekt për trashëgiminë tonë", tha Merja.

Deklarata e Sekretares për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja:

Ajo që ndodhi dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës është një akt tjetër i rëndë në skenarin e zhdukjes sistematike të pasurisë publike, historisë dhe kujtesës kolektive të qytetit tonë. Kalimi i pronësisë së Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë nuk është një vendim i pafajshëm burokratik. Është preludi i një skenari të njohur: shkatërrim, beton dhe koncesion për oligarkinë.

Nën petkun e “ristrukturimit” dhe “zhvillimit ekonomik”, qëndron e njëjta logjikë që rrëzoi Teatrin Kombëtar, duke e shkatërruar në mes të natës me makina të blinduara, nën dhunën e policisë dhe heshtjen e pushtetit lokal. Sot, e njëjta gjë po ndodh me Pallatin e Kongreseve. Edhe ai do të zhduket, për t’ia lënë vendin një projekti luksoz, me interes vetëm për një grusht të pasurish që qarkullojnë gjithmonë rreth të njëjtit rreth politik dhe financiar.

Ky pallat nuk është thjesht një ndërtesë. Është simbol i kulturës dhe historisë, një hapësirë publike që i ka shërbyer brezave me aktivitete, ngjarje, koncerte dhe simpoziume që kanë lënë gjurmë në kujtesën kombëtare. Nga Kongreset e para të rëndësishme të tranzicionit, te festivalet e muzikës dhe eventet kulturore, Pallati i Kongreseve ka qenë tempulli i jetës publike shqiptare për dekada.

Sot, ky simbol po i dorëzohet ministrisë që ka në fokus zhvatjen e pasurisë publike nën pretekstin e investimeve private. Dhe kjo nuk do të ndalet këtu. Sinjalet janë të qarta: pas Pallatit të Kongreseve, në radhë është edhe Televizioni Shqiptar (TVSH), një tjetër institucion i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Duket qartë se nuk ka më kufi as në lakmi, as në mosrespekt për trashëgiminë tonë.

Kjo nuk është më çështje politike, por një çështje morale dhe qytetare. Sa herë do të heshtim? Sa herë do të shohim të na shembin historinë para syve dhe të ndërtojnë mbi të kulla që nuk na përkasin? Ne nuk mund të lejojmë që Tirana të humbasë gjithçka që e bënte qytet me identitet. Ne nuk mund të heshtim teksa Shqipëria zhbëhet një copë nga një copë, për t’u kthyer në një monopol privat. Nëse nuk e ndalim tani këtë zhbërje, nesër nuk do të kemi më as kujtesë, as histori, as qytet. Vetëm beton, koncesione dhe heshtje. Mjaft më! Tiranës nuk i duhet më një tjetër kullë. Tiranës i duhet dinjitet, trashëgimi dhe kujtesë.

arla merja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj