LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTET/ Vangjeli: SPAK duhet të nisë hetimet për "Eco Tirana", fasada që paguhet 60 miliardë lekë për kontrata prokurimi për shërbime pastrimi nga Veliaj

Vangjeli më tej shton se Eco Tirana është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliard lekë për shërbime pastrimi të qytetit afati i të cilës rezulton në fuqi për pothuaj 8 vite.

30 Mars 2024, 11:29 Nga N.F
DOKUMENTET/ Vangjeli: SPAK duhet të nisë hetimet  për "Eco
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja për anti-korrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së sja Vangjeli ka folur në lidhje me kompaninë "Eco Tirana" ku sipas saj është një kompani e dyshimtë po aq sa Veliaj.

Vangjeli më tej shton se Eco Tirana është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliard lekë për shërbime pastrimi të qytetit afati i të cilës rezulton në fuqi për pothuaj 8 vite. Sipas zëdhënësës Bashkia Tiranë ka kontraktuar 11 operatorë privatë për 51 procedura prokurimi me të njëjtin objekt për shërbimet e pastrim të ndara në 4 zona në Tiranë plus nëntokën dhe terminalet, duke shpenzuar 60 miliard lekë ose 582.5 milion euro.

Vangjeli shprehet se Eco Tirana është fasada që mbulon kontratat prej 582 milion euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit. Sipas saj këto të fundit rezultojnë të investuara edhe në dhjetra kontrata të tjera publike njëherazi.

Akjo më tej vijoj duke thënë se Erion Veliaj duhet të sqarojë publikun pse kompania e maskuar Eco Tirana është përfshirë edhe vetë në ekzekutimin e këtij procesi dhe është paguar nga Bashkia Tiranë 35.3 miliard lekë deri tani për shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit, ndërkohë që janë prokuruar dhe lidhur 51 kontrata me operatorë privatë kundrejt vlerës 60 miliard lekë për të njëjtin shërbim.

Vangjeli gjithashtu tha se Spak duhet të nisë hetimet se përse janë shpenzuar 60 miliard lekë për kontrata prokurimi për shërbime pastrimi dhe përse Bashkia Tiranë drejtuar nga Veliaj paguan Eco Tirana me pronar po Erion Veliajn 51%, kundrejt vlerës 35.3 miliard lekë. 

Deklarata e plotë:


Eco Tirana, një kompani e dyshimtë, po aq sa vetë Erion Veliaj, regjistruar në QKB në korrik 2016, me objekt “Manaxhimi i shërbimeve mjedisore dhe jo vetëm..” me pronarë AGSM Holding ALBANIA, me 49% të aksioneve, përbërë nga AGSM AIM 75% dhe AMIA Verona 25%. E LIDHUR ME NDRAGHETTA.

Në mars 2021 rregjistrohet largimi i AGSM Verona dhe shtohet ortaku AGSM AIM. Në maj 2021 AGSM HOLDING ALBANIA sha vendos të mbyllë të gjitha aktivitetet e shoqërisë duke shoqëruar procesin me çdo tagër tjetër që parashikon ligji dhe statusi shndërrohet nga aktiv në shoqëri në likujdim e sipër. Pronari tjetër është Bashkia Tiranë me 51 përqind.

Në dhjetor 2023 për shkak të procedimit penal zëvendësohen Taulant Tusha dhe Redi Molla. Administrator shqiptar i kësaj shoqërie është znj. Anjeza Çapllani, njëherësh një nga pronarët e PROPER PLACE 1 shpk Eco Tirana është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliard lekë për shërbime pastrimi të qytetit me anë të kontratës nr. 27496 dt 09.09.2016, afati i të cilës rezulton në fuqi për pothuaj 8 vite.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka kontraktuar 11 operatorë privatë për 51 procedura prokurimi me të njëjtin objekt, pra për shërbimet e pastrimit (32 procedura me negocim pjesa tjetër të hapura), të ndara në 4 zona në Tiranë plus nëntokën dhe terminalet, duke shpenzuar 60 miliard lekë ose 582.5 milion euro.

Konkretisht si më poshtë:

9.1. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 2 të Qytetit të Tiranës me vlerë 557 milion lekë , kontraktor Shoqëria “T.T.A alba Lam” shpk
9.2. Shtesë kontrate me negocim dt.01 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Perëndimore -2 të qytetit të Tiranës, me vlerë 414 milion lekë, kontraktor Fusha shpk
9.3. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Lindore -2 të qytetit të Tiranës me vlerë 442 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A alba Lam” shpk
9.4. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Lindore-1 të qytetit të Tiranës me vlerë 291 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.5. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Perëndimore -1 të qytetit të Tiranës me vlerë 428 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Korsel” shpk
9.6. Kontrata me negocim dt 12 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 530 milion lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA shpk
9.7. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 515 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.8. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 354 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.9. E hapur dt.3 Maj 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 2 miliard lekë, kontraktor Fusha shpk afati 365 dite.
9.10. E hapur dt.3 Maj 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 1.8 miliard lekë, kontraktor “T.T.A Alba Lam” shpk , afati 365 dite.
9.11. E hapur dt.6 Qershor 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 2 miliard lekë, kontraktor “KORSEL” shpk , afati 365 dite.
9.12. E hapur dt.18 Gusht 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 1.9 miliard lekë, kontraktor “DION AL” shpk , afati 365 dite.
9.13. E hapur dt.18 Gusht 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 3 të Qytetit të Tiranës , me vlerë 2.2 miliard lekë, kontraktor ““Alko-Impex General Construction, afati 365 dite.
9.14. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Shtator 2016 Shtesë Kontrate për objektin: Shtesë kontrate: për objektin “Shërbimi i pastrimit publik, (Zona Unaza e Re), Njësia Administrative, Kashar, Tiranë”, (Numri i kontratës fillestare 12619/1, Data e lidhjes se Kontrates fillestare 15.09.2015, Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare 31667908 lekë me TVSH.) me vlerë 63 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Dion Al” shpk
9.15. Kontrata me negocim dt 21 Nëntor 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 345 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.16. Kontrata me negocim dt 24 Shkurt 2017 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 252 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.17. Shtesë kontrate me negocim dt. 3 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin“Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 Qytetit Tiranës". ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare 03.05.2016, Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare/ lotit: 208,446,024 leke me TVSH ), me vlerë 231 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.18. Shtesë kontrate me negocim dt. 3 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin“Pastrimi i pjesës Lindore–2 të Qytetit Tiranës”), me vlerë 216 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.19. Shtesë kontrate me negocim dt. 29 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin Shtesë kontrate për objektin: “Pastrimi i pjesës Lindore – 1 të Qytetit Tiranës”, me vlerë 255 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.20. Shtesë kontrate me negocim dt. 6 Qershor 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit Tiranës". ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare 06.06.2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208294423.2 Leke me TVSH)”, me vlerë 288 milion lekë, kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.21. Tirana Parking kerkese per propozim “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 30 Qershor 2017, me vlerë 69 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.22. Shtesë kontrate me negocim dt.14 Korrik 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Lindore 2 të Qytetit të Tiranës" (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016; Numri I References: REF-22410-01-28-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 178718946 Leke me TVSH), me vlerë 339 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.23. Shtesë kontrate me negocim dt.14 Korrik 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Perëndimore 2 të Qytetit të Tiranës." ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016; Numri I References: REF-22191-01-25-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208446024 Leke me TVSH)), me vlerë 330 milion lekë, kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk
9.24. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Pastrimi i pjesës Përendimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 375 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.25. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perendimore 3 të qytetit të Tiranës". (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Numri I References: REF-34720-04-21-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 221801501 Leke me Tvsh), me vlerë 281 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.26. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit Tiranës”. (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Numri I References: REF-34710-04-21-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 199189060.8 Leke me TVSH), me vlerë 300 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.27. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Tetor 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Lindore 2 të Qytetit të Tiranës" (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016;; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 178718946 Leke me TVSH), me vlerë 332 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.28. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Tetor 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Perëndimore 2 të Qytetit të Tiranës." ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016;Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208446024 Leke me TVSH)), me vlerë 321 milion lekë, kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk
9.29. Kontrata me negocim dt 27 Tetor 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit Tiranës”. (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016 Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 199189060.8 Leke me TVSH), me vlerë 395 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Shpresa” shpk
9.30. Kontrata me negocim dt 27 Tetor 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perendimore 3 të qytetit të Tiranës". (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 221801501 Leke me Tvsh), me vlerë 415 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.31. Kontrata me negocim dt 16 Nëntor 2017 Pastrimi i pjesës Përendimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 361 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.32. Kontrata me negocim dt 24 Nëntor 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit Tiranës”. me vlerë 253 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.33. E hapur dt.28 Dhjetor 2017 Pastrimi i zonës Tirana 2, me vlerë 6.1 miliard lekë, kontraktor Korsel shpk & Brai Cata srl shpk afati 3 vite.
9.34. E hapur dt.28 Dhjetor 2017 Pastrimi i zonës Tirana IV, me vlerë 8.3 miliard lekë, kontraktor FUSHA shpk afati 3 vite.
9.35. Tirana Parking me negocim shtese kontrate “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 29 Dhjetor 2017, me vlerë 13 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.36. Kontrata me negocim dt 12 Shkurt 2018 Shtesë kontrate : “Pastrimi i zonës 3 të qytetit të Tiranës), me vlerë 559 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.37. Kontrata me negocim dt 14 Shkurt 2018 Shtesë kontrate : “Pastrimi i zonës 1Tirana), me vlerë 612 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk, afati 90 ditë.
9.38. E hapur fituesi 5 Mars Shkurt 2018: “Pastrimi i zonës 1 Tirana), me vlerë 607 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk & GJIKURIA shpk , afati 3 vjet.
9.39. E hapur 12 Mars 2018: “Pastrimi i zonës 3 Tirana), me vlerë 5.6 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk, afati 3 vjet.
9.40. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 28 Mars 2018, me vlerë 85 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.41. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 18 Prill 2019, me vlerë 111 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.42. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 28 Maj 2020, me vlerë 100 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.43. Kontrata me negocim dt 30 Dhjetor 2020 : “Pastrimi i zonës IV të qytetit të Tiranës), e vlerë 537 milion lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA shpk, afati 73 ditë
9.44. Kontrata me negocim dt 30 Dhjetor 2020 : “Pastrimi i zonës II të qytetit të Tiranës), e vlerë 400 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL shpk, afati 73 ditë
9.45. E hapur 16 Shkurt 2021: Loti 1 “Pastrimi i zonës 1 Tirana), me vlerë 5.5 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk , afati 3 vjet.
9.46. E hapur 12 Mars 2021: Loti 3 “Pastrimi i zonës III Tirana), me vlerë 9 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO IMPEX General Construction” shpk , afati 3 vjet.
9.47. E hapur 12 Mars 2021: Loti IV “Pastrimi i zonës IV Tirana), me vlerë 10 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk , afati 3 vjet.
9.48. Kontrata me negocim dt 1 Prill 2021 : “Pastrimi i zonës II të qytetit të Tiranës), e vlerë 399 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL shpk, afati 73 ditë
9.49. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 19 Maj 2021, me vlerë 99 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.50. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 21 Qershor 2022, me vlerë 99 milion lekë, kontraktor Shoqëria “CLEAN FAST shpk & Shansi Invest” shpk
9.51. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 15 Qershor 2023, me vlerë 90 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk afati deri 31.12.2023

Rezultati

Siҫ shihet nga tabela që do t’ja dërgojmë medias të detajuar, Eco Tirana është fasada që mbulon kontratat prej 582 milion euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit.
 Këto të fundit rezultojnë të investuara edhe në dhjetra kontrata të tjera publike njëherazi.

Erion Veliaj duhet të sqarojë publikun pse kompania e maskuar Eco Tirana është përfshirë edhe vetë në ekzekutimin e këtij procesi dhe është paguar nga Bashkia Tiranë 35.3 miliard lekë deri tani për shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit, ndërkohë që janë prokuruar dhe lidhur 51 kontrata me operatorë privatë kundrejt vlerës 60 miliard lekë për të njëjtin shërbim.

Spak duhet të nisë hetimet se përse janë shpenzuar 60 miliard lekë për kontrata prokurimi për shërbime pastrimi dhe përse Bashkia Tiranë drejtuar nga Veliaj paguan Eco Tirana me pronar po Erion Veliajn 51%, kundrejt vlerës 35.3 miliard lekë. Paratë e taksave të qytetarëve për Eco Tirana shkojnë në xhepin e Veliajt, një pjesë e parave të operatorëve privatë shkojnë në xhepin e Veliajt, apo të dyja bashkë.

genta vangjeli veliaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj