LIVE UPDATES
Politike

Dorian Teliti: 700 mln euro më shumë taksa në 2023, të ardhurat u shtuan nga rritja e çmimeve dhe e taksave ndaj familjarëve

Sipas Telitit, të ardhura që nuk u shtuan nga rritja ekonomike, por nga rritja e çmimeve dhe e taksave ndaj familjeve që janë në krizë.

2 Mars 2024, 14:56 Nga M.B
Dorian Teliti: 700 mln euro më shumë taksa në 2023, të
Dorian Teliti

TIRANA- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka bërë një deklaratë ku ka theksuar se qeveria mblodhi 700 mln euro më shumë taksa në 2023. Sipas Telitit, të ardhura që nuk u shtuan nga rritja ekonomike, por nga rritja e çmimeve dhe e taksave ndaj familjeve që janë në krizë. Ai shtoi se gjatë 2023, familjet në ndihmë ekonomike dhe ato me persona me aftësi të kufizuar, morën vetëm 3.3 milionë euro më shumë sesa ajo që morën gjatë vitit 2022.

Teliti tha tha se gjatë 2023, për indeksimin e pensioneve, për bonusin gjysmë gjel të fundvitit, rritjen e pagave, bonusin e bebeve dhe kompensimin financiar për ish-të përndjekurit politikë u shpenzuar rreth 130 milionë euro.

DEKLARATË E KËSHILLTARIT PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE NË PD, DORIAN TELITI:

Të dashur qytetarë!

Jam këtu për të bërë transparencë mbi çfarë na ka kushtuar jetesa gjatë vitit të kaluar dhe se çfarë kemi përfituar ne qytetarët e këtij vendi, qofshin ne konsumatorë apo sipërmarrës. Pas denoncimeve të herë pas hershme që kemi bërë gjatë vitit 2023 po nga kjo foltore mbi vlerësimet negative që ekonomia jonë ka marrë nga institucionet ndërkombëtare, siç ishte ai i Institutit Ndërkombëtar për Taksat që e rendiste Shqipërinë në vendin e parë. Përsa i përket tatimit mbi punën, apo pas gjetjeve tejet shqetësuese të raportit të Departamentit te Shtetit ku konstatohet se korrupsioni i vazhdueshëm në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e pandershme dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimi i dobët i kontratave janë sfida të vazhdueshme për investimet dhe të bërit biznes në Shqipëri, apo edhe shqetësimi madhor i kësaj dekade që është shpopullimi dhe emigrimi sidomos i fuqisë punëtore të re në moshë dhe të kualifikuar, përveç lajmeve të trishta të ndarjes për së gjalli të familjeve shqiptare, pas raportimeve mujore nga Instat-i qeveritar për rritjen shpeshherë dyshifrore të shportës së ushqimeve, pas qëndrimit të BERZH-it që ka vlerësuar se kënaqësia e të jetuarit në Shqipëri është në të njëjtat nivele me ato të vitit 2006, disa të dhëna të tjera shqetësuese janë raportuar tashmë zyrtarisht nga Qeveria dhe Ministria e Financave.

Bëhet fjalë për raportimin e treguesve fiskale të vitit 2023, rezultatet e të cilave në pamje të parë do ishin një lajm i mirë duke marrë parasysh faktin që qeveria ka vjelur plot 700 milionë euro më shumë të ardhura sesa viti pararendës, por kur shikon që këto para nuk kanë ardhur nga një zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës, por në pjesën dërrmuese si pasojë e rritjes së çmimeve të papërballueshme për pjesën më të madhe të familjeve, nga rritja e taksave, nga rritja kontributeve shoqërore që kanë ardhur thjesht si pasojë e rritjes së pagës minimale në shkallë vendi dhe e rritjes së pagave kryesisht për klasën drejtuese politike dhe administrative, në këto momente e kuptojmë se edhe ky lajm i fundit është thjesht dekurajues dhe i shtohet listës së gjatë të halleve që ka vendi. Gjatë 2023 të humburit rezultuan qytetarët, familjet dhe sipërmarrja vendase, të cilët paguan 700 milionë euro më shumë taksa, por këto para nuk ju kthyen mbrapsht asnjërës prej këtyre tri kategorive për një jetesë më të mirë apo me shërbime më cilësore. Gjatë 2023, familjet në ndihmë ekonomike dhe ato me persona me aftësi të kufizuar, morën vetëm 3.3 milionë euro më shumë sesa ajo që morën gjatë vitit 2022.

Gjatë 2023, për indeksimin e pensioneve, për bonusin gjysmë gjel të fundvitit, rritjen e pagave, bonusin e bebeve dhe kompensimin financiar për ish të përndjekurit politikë u shpenzuar rreth 130 milionë euro, vlerë kjo e njëjtë me financimin buxhetor që u krye po gjatë vitit të kaluar për atë grushtin e kontratave koncesionare PPP, të cilat përveç se klienteliste, tashmë janë zbardhur edhe nga prokuroria si afera të qarta korruptive, sic është rasti i sterilizimit apo inceneratorit të Tiranës. Për sipërmarrësin vendas, asnjë ndihmë nuk u dha nga buxheti shtetit gjatë 2023, duke i lënë ata në mëshirë të fatit, sidomos kur bëhet fjalë për prodhuesit dhe eksportuesit e sektorit fason, lajmet për falimentimet e të cilëve tashmë janë dicka normale dhe pjesë e rutinës ditore të kronikës gri ekonomike. Këta të fundit u lanë të harruar nga qeveria në betejën e tyre të egër me efektet negative të zhvlerësimit të ndjeshëm të euros.

Shumë humbën, ama disa nuk u harruan asnjë ditë, dhe ata janë ata që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë tendera pa garë në kufi të vlerës së fryrë të fondit limit, ata që ofrojnë e përfitojnë lukset qeveritare, apo edhe ata që ditët i kalojnë duke vjedhur e abuzuar financat e shtetit dhe darkat i kalojnë me pushtetarët për të mbyllur pazarin e radhës. Këto janë të vërtetat e trishta që shumë herë i kemi ngritur me zë të lartë. Tashmë zgjidhja është një dhe vetëm një: qe te mos largohet populli duhet larguar qeveria! Qytetarët folën fort në 20 shkurt! Këtë vend e duam dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë një atdhe normal për të jetuar e rritur fëmijët. Qe te mos vazhdoje te jete vend i vjedhur 20 shkurti duhet te jete edhe me i madh! O sot o kurrë!

cmimet taksat

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit