LIVE UPDATES
Politike

Rindërtimi nga tërmeti/ Vangjeli: Durrsakët duhet të presin 2025-ën që qeveria t’i mashtrojë për të vjedhur përsëri zgjedhjet

Ajo tha se prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë.

2 Mars 2024, 11:21 Nga M.B
Rindërtimi nga tërmeti/ Vangjeli: Durrsakët duhet të presin
Genta Vangjeli

TIRANA-Zëdhënësja e opozitës për çështjet anti-korrupsion, Genta Vangjeli deklaroi sot se një shifër prej 267.8 milionë euro është paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit, por mijëra qytetarë, nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti. Ajo tha se prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë. 

Vangjeli deklaroi se që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI

Një shifër fantastike prej 267.8 milionë euro janë paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit.
Megjithatë, mijëra qytetarë, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës, pra nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti dhe po kaq nga premtimet e qeverisë dhe të bashkisë Durrës.
 
Për më keq, prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë. Vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar celësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për tu hedhur hi syve durrsakëve. Që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.
 
Kështu:


FSHZH rezulton të ketë prokuruar 153.3 milion euro për kontratat e lidhura me këtë qëllim, ndërsa
 


 
Bashkia Durrës rezulton të ketë prokuruar 114.5 milion euro.
Të gjitha kontratave të ndërtimit u ka mbaruar afati i ndërtimit por durraskët janë ende larg shtëpive të tyre.

Pyetja prej 267.8 milion euro është: Pse banorët janë akoma të pastabilizuar në banesat e rindërtuara?!

Po me bonuset e qirave për këta banorë të prekur nga tërmeti çfarë po ndodh?

Sipas të dhënave të DPTH, nga bashkia durrës për 2023 u paguan 2.6 milion euro për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, konkretisht:


 
Janar             363.6 mijë euro
Mars               rreth 1 milion euro
Prill                vetëm 970 euro
Maj                 rreth 1 milion euro
Qershor         vetëm 388 euro
Dhjetor         147.1 mijë euro


Sikurse vërehet, pagesat janë kryer jo në mënyrë sistematike dhe kundrejt vlerave të ndryshme ndërkohë që përfituesit janë gjithnjë të njëjtët.

Më kryesorja vërehen pagesa të kryera deri për zgjedhjet, Maj 2023, më pas, përveç një vlere të papërfillshme, 388 euro në Qershor, pagesat ndërpriten deri në Dhjetor dhe askush nuk ka përfituar para për qiranë.

Te ky fakt mund të gjeni fytyrën e vërtetë, maskën që vë në kokë qeveria Rama për të grabitur shqiptarët.
Durrsakëve u është dhënë diçka deri në Maj për t`i mashtruar dhe për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj për 8 muaj u është kthyer shpina.
 



Ndërsa qytetarët durraskë janë harruar, nuk ka ndodhur kështu me mamuthët e incineratorëve. Vetëm për shërbimet e pastrimit dhe gjelbërimit në favor të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës Integrated Energy u paguan për vitin 2023 plot 2.2 milion euro.

Për 2024 nuk është kryer asnjë pagesë për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, por vetëm pagesa për paga, tendera etj, dhe sigurisht koncesionarin e inceneratorit

Çfarë duhet të bëjnë durrsakët, të presin edhe 1 vit e gjysëm deri në zgjedhjet e tjera që një pjesë e tyre të marrin shtëpitë që u takojnë?!

Apo të presin SPAK që po marinon Vangjush Dakon i cili la suitën e luksit në paraburgim, për lejen e një pallati, ndërkohë që mijëra familje janë rrugëve?!

rindertimi termeti


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet