Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se PD ka denoncuar që në ditët e para masakrën mjedisore i cili sipas deputetes po bëhet me miratim të Ramës.
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat të zhvilluar ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ligjin për "Zonat e Mbrojtura”. Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se PD ka denoncuar që në ditët e para masakrën mjedisore i cili sipas deputetes po bëhet me miratim të Ramës.
Ajo më tej shtoi se ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor ndërsa i bëri thirrje presidentit Begaj që kthejë ligjin në Kuvend. Zhupa u shpreh se Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kësaj rradhe.
Fjala e plotë:
Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura” kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona. Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama. Ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambjentaliste, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete sic eshte tani.
Sot zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, i drejtohem Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të respektoj pozicionin e tij kushtetues dhe të kthej ligjin në kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kesaj rradhe, sepse duke mos e kthyer në kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundra interesit publik, kundra kushtetutës dhe kundra standarteve të Bashkimit Europian.
Delegacioni i Bashkimit Europian kërkoi qe te merren ne konsiderate shqetesimet e shoqerise civile dhe te rihapet procesi i konsultimit. Ai kerkoi qe ne kuader te procesit te integrimit qeveria duhet t’i kushtoje vemendjen e duhur direktivave te BE per mjedisin. Presidenti i Shqipërisë ka mundësinë që me kthimin e ligjit, të kërkoj konsultim publik, konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian, respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, respektimin e konventave që ka ratifikuar Shqiperia dhe respektimin e Kushtetutës.
Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë. Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij,. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.
Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratoave dhe të hesht kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen dhe vjedhjet, kur preket territori i Shqiperisë. Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse ështe në rrezik e ardhmja e Shqipërisë.
granit gjana TIRANË- SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjanën, pasi...
reinout vos KORÇË- Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, pas një takimi që ka pasur me studentë të fakult...
gjykata kushtetuese TIRANË- Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike depozituan sot në Gjykatën Kush...
Belinda Balluku AZERBAJXHAN- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ...
pamje nga firmosja e marrëveshjes BAKU- Shqipëria ka hequr vizat me shtetin e Azerbajxhanit. Lajmi u bë i ditur pëmes një postimi ...
belind kellici TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vazhduar edhe ditën e sotme n...
ilir meta TIRANË Ditën e sotme, Partia e Lirisë ka zhvilluar tryezën "Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore”. I p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri po synon hapjen e një qendre të gazit në Vlorë.&...
Edi Rama AZERBAJXHAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se korridori jugor i gazit ka bërë Evropën më të sigurtë. Gjat&...
Pamje nga mbërritja e Ramës në Azerbajxhan AZERBAJZHAN- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Azerbajxhanit. ...