LIVE UPDATES
Politike

Dosja e SPAK/ Biznesmeni Meriman Palushi përfitoi leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, financoi dy OJF

Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare në emër të shtetasës Ajola Xoxa dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869 mijë eurosh. Gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të studios ligjore ‘Partnes Law’ shpk, administruar nga Ajola Xoxa, që është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe një sasi të hollash, prej 95 350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14 900 USD dhe 665 000 lekë.

12 Shkurt 2025, 20:39 Nga B.Z
Dosja e SPAK/ Biznesmeni Meriman Palushi përfitoi leje ndërtimi nga
SPAK

TIRANË - Meriman Palushi i kompanisë ‘Palushi’ që ka përfituar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, rezulton se ka financuar dy OJF e kontrolluara nga Alola Xoxa, konkretisht ‘Qendra Eventus’ dhe ‘BYL-A’ në shumën e 50 mijë eurove. Financime ku bëhet fjalë për festivale artistike.

Por ndërkohë që SPAK ka sekuestruar disa nga pasuritë që dyshohet se janë në pronësi të Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, po ky organ thotë se ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e një llogarie bankare me vlerë 869 mijë euro. Llogari e cila del të jetë në emër të Ajola Xoxës.

Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare në emër të shtetasës Ajola Xoxa dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869 mijë eurosh. Gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të studios ligjore ‘Partnes Law’ shpk, administruar nga Ajola Xoxa, që është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe një sasi të hollash, prej 95 350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14 900 USD dhe 665 000 lekë.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK ka marrë në hetim edhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka. Për veprime që thotë se kanë penguar hetimin për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Sipas SPAK, Bushka ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK.

Klotilda Bushka ka marrë kontakte me Ina Goxhaj ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK. Ajo e ka thirrur zonjën Goxhaj në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka urdhëruar të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK. Herën e dytë zonja Bushka e ka takuar Ina Goxhajn në një studio avokatie dhe i ka thënë që gjërat duhet të mohoheshin në mënyrë kategorike.

Shqetësimi tjetër i Klotilda Bushkës ishte të mos mësohej se adresa e BYL-A ishte shtëpia e saj. Skandali është thelluar edhe më tek kur Ajola Xoxa ka i ka marrë Goxhajt telefonin e saj dhe pasi i ka kontrolluar bisedat i ka dhënë një telefon të ri.

Siç del në dosje Ajola Xoxa  avokatët e saj dhe Klotilda Bushka morën vendimin që Ina Goxhaj të mos paraqitej në SPAK. Ndërsa vetë Goxhaj theksoi se avokatët ishin të shqetësuar pasi në prokurori ishte paraqitur Adela Kondakçiu. Klotilda Bushka sipas saj i ka thënë se nuk duhet të përmendej emri i Ajolës dhe as të tregonte se si kishin funksionuar.

Ina Goxhaj thotë se i kanë bërë presion gjatë takimit duke i thënë që në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. Sepse informacioni do të rridhte, pasi ata kishin njerëz brenda prokurorisë dhe se do të njiheshin me deklarimin e saj.

Por po kështu del që Ajola Xoxa ka orientuar punonjësit sesi te deklaronin në SPAK. Duke iu thënë të jenë konçiz dhe ndërkohë të hiqen sikur nuk mbajnë mend asgjë. Këtë fakt e dëshmon edhe truri financiar i kompanive të saj, Adela Kondakçiu.

Por pikërisht njerëzit që bashkëshortja e kryebashkiakut i konsideronte të besuarit e saj, duket se janë edhe dëshmia më e fortë kundër saj dhe Erjon Veliajt, politikanit të rëndësishëm që hyri në klasën politike duke denoncuar korrupsionin ndërsa po e mbyll karrierën si i dyshuar po për korrupsion.

Veliaj që ka zgjedhur para hetuesve të ngrejë duart lart dhe të thotë se nuk ka dijeni për aktivitetet e gruas, por faktet flasin që kryebashkiaku ka patur dijeni pasi prokurorët thonë se ai vetë reklamonte punët e Ajolës, që financoheshin hera-herës nga Bashkia, por edhe institucionet e tjera.

Por kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ka lëshuar edhe vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkohë që Gjykata e konsideron Erjon Veliajn si një personazh me njohje të shumta, për shkak të lidhjeve të shtuara dhe me ndikim mjaft të fortë, që burojnë nga detyra që ai ka ushtruar si kryebashkiak i Tiranës.

Shtetasi nën hetim Erjon Veliaj dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime. Si dhe pranisë se një vartësve të kryetarit të Bashkisë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga SPAK.

Po kështu provohet që Erjon Veliaj të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombetare të Hetimit. Mesazhe këto që duket se kanë synim të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Çka mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces. Por a është ky fundi i yllit të Erion Veliaj?

Një yll që u ngjit shpejt lart si drejtues i ‘Mjaft’, si një i ri premttues në një politikë ndryshe, por që tani po njeh fundin e tij, me akuza të cilat nëse do provohen mund të jenë finishi edhe i vetë karrierës së tij si politikan./BW

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi