LIVE UPDATES
Politike

Nga njoftimi i akuzave te arrestimi, çfarë dihet deri tani për dosjen Veliaj-Xoxa ?

Sipas raportit të SPAK, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, të cilët kurorëzuan njohjen e tyre në një ceremoni madhështore martesore 10 vite më parë; marrëdhënie nga e cila kanë edhe një djalë; kanë funksionuar së bashku si një mekanizëm i pandarë, që ka bërë të mundur përfitimin e parregullt të fondeve të Bashkisë Tiranë.

12 Shkurt 2025, 19:50 Nga B.Z
Nga njoftimi i akuzave te arrestimi, çfarë dihet deri tani për
Veliaj,Xoxa

TIRANË - Për të dita e parë kësaj jave, duhet të ishte përshëndetja e zakonshme e një rutine pune në përmbushjen e detyrave si kryebashkiak ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët i kishin besuar këtë post prej 3 mandatesh.

Por mesdita e datës 10 Shkurtit për Erion Veliaj, duket se rezultoi me një takim të hidhur, ndryshe nga vizitorët e zakonshëm që priste dhe përcillte në zyrën e tij.

Pasi këtë herë në dhomën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës, nuk trokitën qytetarë të zakonshëm, por agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilit me vete kishin sjellë edhe një mandat ndalimi të firmosur nga SPAK.

Si në këto pamje këtu, ku kryebashkiaku shihet i rrethuar nga agjentë të veshur civilë të cilët e shoqërojnë brenda një makine, e cila më pas merr rrugën për në ambientet e bllokut të sigurisë që ndodhet në rrugën ‘Mine Peza’.

Por cilat janë veprat penale për të cilat akuzohet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe të afërmit e tij?

Pse SPAK ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se qytetari i parë i Tiranës ka mbledhur dhe fshehur pasuri të jashtëlighshme në vlera të mëdha monetare dhe si ka mundur ta bëjë një gjë të tillë?

Cili është roli i bashkëshortes së tij Ajola Xoxa në këtë aferë të dyshuar korruptive dhe si janë fshehur këto pasuri në Organizata JoFitimprurëse, shoqëri tregtare apo studiove ligjore?

A është kjo vetëm maja e ajsbergut në emrin e familjes Veliaj, apo hetimet priten të nxjerrin të tjera afera?

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në 9 raste dhe pastrim parash.

Ai dyshohet nga prokuroria e Posaçme për krijimin e një skemë korruptive përmes kompanive të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe një grupi prej 5 biznesmenësh të lidhur ngushtë me të, me vlerë transaksionesh më shumë sesa 1 milonë euro.

Po le t’i marrim me radhë këto dy vepra penale për të cilat Erion Veliaj akuzohet.

Pse SPAK mendon se kryebashkiaku ka shkelur ligjin, duke marrë përfitime të pamerituara.

Cilët janë personat e përfshirë në këto vepra penale, disa prej të cilëve biznesmenë të njohur të cilët gjatë periudhës së drejtimit të Bashkisë Tiranë nga Veliaj, kanë përfituar tenderë të rëndësishëm në punët publike.

Dhe cili është roli i bashkëshortes së tij Ajola Xoxa në këtë aferë të dyshuar korruptive dhe si janë fshehur këto pasuri në Organizata JoFitimprurëse?

Bashkëshortja e Veliaj që sipas gjetjeve të SPAK ka blerë bizhuteri në vlera të mëdha monetare, të pajustifikuara me deklaratat e saj të pasurisë apo të të shoqit.

Ashtu si edhe pasuria e vënë në këto vite që kalon vlerën e 1 milion euro, dhe kjo e paligjëruar.

Sipas raportit të SPAK, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, të cilët kurorëzuan njohjen e tyre në një ceremoni madhështore martesore 10 vite më parë; marrëdhënie nga e cila kanë edhe një djalë; kanë funksionuar së bashku si një mekanizëm i pandarë, që ka bërë të mundur përfitimin e parregullt të fondeve të Bashkisë Tiranë.

Skemë kjo e cila niste nga titullari i këtij institucioni dhe më pas përfundonte te bashkëshortja e tij.

Ku në të paktën 10 raste është vërtetuar që nënshkrimet e Veliaj si drejtues i Bashkisë, janë përdorur nga e tij për shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit tek disa subjekte tregtare që rezultojnë të jenë të lidhur ngushtë me të.

Fonde të cilat më pas del se kanë përfunduar në xhepat e disa organizatave jofitimprurëse të lidhura me bashkëshorten e tij.

Nga hetimi paraprak i kryer deri më tani, rezulton se shtetasi Erion Veliaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, kanë vënë në funksionim një mekanizëm që si synim kishte marrjen në praktikë të përfitimeve të parregullta.

Përfitime të cilat burojnë nga fondet publike të Bashkisë Tiranë, ku nëpërmjet titullarit të saj, të arrihet të kryhet përfitimi personal i këtij të fundit dhe familjes së tij.

Kjo duke i ndërrmarrë këto veprime në mënyrë të kamufluar dhe të kundërligjshme.

Ku ka dyshime se të paktën në 10 raste, jemi përpara veprimeve me natyrë korruptive të një të zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Por siç thamë SPAK ngre dyshime të forta se kjo skemë korruptive e cila sipas tyre ka personazh kryesor kryetarin e Bashkisë Veliaj dhe si derivat të tijin bashkëshorten Ajola Xoxa, ku të përfshirë dalin të jenë shumë personazhë të biznesit, del të jetë një rrjet i dyshimtë dhe i komplikuar transaksionesh.

Të cilët de jure apo de facto kontrolloheshin nga bashkëshortja e kryebashkiakut. Fonde publike të cilat përfundonin në xhepat e disa organizatave jofitimprurëse, shoqërive më përgjegjësi të kufizuar, apo personave të kontrolluar nga zonja Xoxa.

Apo edhe individë të afërt me të.

Por edhe si sponsorizime apo fatura fiktive te disa subjekte tregtare, përfitime të cilat më pas i ktheheshin familjes Veliaj në forma të ndryshme korruptive.

E thënë ndryshe Erjon Veliaj firmoste leje ndërtimi për disa biznesmenë pranë tij, apo iu jepte tendera dhe në këmbim ata kalonin para në llogaritë e Ajola Xoxës, apo financonin aktvitete të kompanive të saj.

Çifti Xoxa-Veliaj që dyshohet të ketë përfituar edhe një pasuri të paluajtshme, konkretisht një vilë në kompleksin Marea në Qerret të Kavajës.

Pasuri e cila sipas SPAK dyshohet se është përfituar në mënyrë korruptive.

Nga biznesmeni Gentjan Sula, pronar i kompanisë ‘Agi Kons’, ose siç njihet në kryeqytet pronari i Kodrës së Diellit, zonë ku banon dhe çifti Veliaj-Xoxa.

Kompania e Gentjan Sulës e cila rezulton nga hetimet se ka përfituar të paktën 10 tendera apo leje ndërtimi pranë Bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht se të gjitha palët e kanë mohuar këtë fakt, SPAK thotë se ka krijuar bindjen se vila zotërohet nga kryebashkiaku dhe e shoqja. Kjo, pasi celularët e tyre rezultojnë vazhdimisht të loguar në këtë zonë pranë këtij resorti.

Ndërsa lidhur me këtë pronë, janë ‘tradhtuar’ edhe nga njerëzit e tyre të besuar.

I pyetur nga grupi hetues, administratori i këtij resorti Maksim Greva, ka konfirmuar praninë e shtetases Ajola Xoxa në këtë resort. Ndërsa po kështu konfirmon pagesat e bëra nga Erion Veliaj pranë një prej kompanive në pronësi të Gentjan Sulës për mirëmbajtjen e objektit.

Një nga personat që u pyet në lidhje me këtë vile ishte dhe një artist i njohur, si Driant Zeneli.

Ish-Drejtor Ekzekutiv i Qendrës ‘Harabel’, i cili pohoi për grupin hetues se Ajola Xoxa ka një vilë në fshatin Qerret në Kavajë.

Mua Ajola më ka thënë disa herë që mund të shkoja me djalin te shtëpia në Qerret, por nuk kam shkuar.

Të njëtin pohim mbi praninë e vilës në Qerret dhe vizitave të shpeshta që Ajola Xoxa bënte në këtë shtëpi pushimi në bregdet, bëri edhe shoferi i saj personal. A.M, i cili tha për hetuesit se e ka shoqëruar Ajola Xoxën disa herë pranë shtepisë së saj te Kodra e Diellit, zyrat në Sky Toëer apo edhe në fshatin Qerret tek një vilë brenda kompleksit ‘Marea’ Resort.

Një nga gjetjet e kësaj skeme është edhe një godinë banimi e tipit ‘Vilë’ më vlerë të konsiderueshme, e ndodhur në fshatin Qerret në Durrës, kompleksi ‘Marea’ Resort.

Që mendohet se është dhënë si përfitim i parregullt nga individë të lidhur me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë.

Por ato të cilat duket se kanë çuar SPAK në bindjen se janë përballë një afere korruptive, janë shpenzimet marramendëse të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Ajola Xoxe e cila del se ka kryer blerje në vlera të konsiderueshme, të cilat nuk i justifikojnë të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit.

Blerje të cilat i kamuflonte nëpërmjet personave të tretë.

Ajo që vihet re është se bashkëshortja e z. Veliaj, Ajola Xoxa ka shpenzuar vlera të mëdha monetare për blerje.

Shpenzime të cilat i ka kamufluar nëpërmjet personave të tjerë.

Ku çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kjo skemë sipas SPAK kishte kohë që ishte shtrirë dhe mendohet që ishte vënë në funksionim që nga periudha kur Erion Veliaj, mori mandatin e parë si kryebashkiak i Tiranës.

Skemë nga e cila thuhet se ai edhe bashkëshortja e tij të kenë përfituar rreth 1 milion euro pasuri.

Dhe kjo të jetë bërë nëpërmjet disa organizatave jofitimprurëse pas të cilave fshihet vetë bashkëshortja e z. Veliaj, Ajola Xoxa.

Shoqëritë që kontrollohen po nga ajo vetë.

Konkretisht ‘Partners Laë’ shpk, ‘Arts Lab’ shpk, ‘Ava Studi’ shpk, ‘Nan Gallery’ shpk, ‘Byl-A’ OJF, ‘Harabel’ OJF, ‘Eventus’ OJF, si dhe ‘Muza’ OJF

Para të cilat më pas kanë kaluar nëpërmjet sistemit bankar, aty ku janë bërë transferta të ndryshme bankare.

Por sipas SPAK kjo skemë e integrimit të këtyre parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin bankar, nuk do të mund të ekzistonte pa rolin e subjekteve të tjera tregtare, qofshin këto shpk apo OJF.

Që deri më tani rezultojnë të jenë katër të tillë, që thuhet se kontrolloheshin plotësisht nga Ajola Xoxa.

Personi që deri më tani dyshohet të ketë kryer  veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale,

Siç është transferimi i pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre.

Ku me fondet e Bashkisë Tiranë janë bërë pagesa edhe për shoqëri tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure apo de facto nga Ajola Xoxa.

Por ajo çka duket më e pamendueshmja është shfra që Ajola Xoxa, si bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka shpenzuar në katër vitet e fundit në blerje.

Një shumë gati përrallore, që do tua kishte ënda edhe familjeve aristokrate në oborret më fisnike të Evropës.

Shumë kjo e cila nëse do t’i besojmë SPAK, është 867 milionë lekë.

Që përpjestuar në katër vite, do të thotë afërsisht 230 milionë lekë në vit.

Ndërkohë që një shqiptari për të shlyer një shtëpi me kredi, i duhen 25 vite pengmarrje në banke, për vetëm gjysmën e shumës që bashkëshortja e kryebashkiakut ka shpenzuar në një vit të vetëm kalendarik. SPAK ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të të cilave Ajola Xoxa vetë, ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86 721 175 lekë.

Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë të deklaruara në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, Ajola Xoxa nuk ka deklaruar pjesëmarrjen e saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta.

Si dhe faktin që është njëkohësisht pronare e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk).

Fakte të cilat i kanë mundësuar asaj fshehjen e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga ajo vetë.

Por çfarë ka blerë online bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, për katër vite, në shumën 867 milion lekë, këtë askush nuk mund ta thotë me siguri sot.

Edhe pse kjo shumë e konsideruar korruptive bie ndesh me normat e bashkëshortit të saj.

Atij djalit që para se të ishte në politikë dhe më pas të ishte kryetar i Bashkisë, luftonte si drejtues i MJAFT, kundër qeverisë Nano në atë kohë dhe asaj Berisha në vazhdim, kundër korrupsionit.  I njëjti që kur u rrit dhe u bë burrë në politikë, shkonte me biçikletë në zyrën e Bashkisë apo në mbledhjet në selinë e PS-së.

Duke e treguar si një model që duhet ndjekur.

Por që sot duhet të përballet po vetë me akuzat më të rënda për korrupsion dhe pastrim parash.

Edhe pse vetë në retorikën e tij ndaj kundërshtarëve politikë gjithmonë ka përdorur politikën e duarve të pastra, madje duke ua hedhur edhe si dorashkë prej sfidanti./BW

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria