Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i draftit për Asosacionin tek Macron dhe Scholz, reagon KOSOVA
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin 8 Qershor, 14:18 Mimoz...
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin 8 Qershor, 14:18 Mimoz...
Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në...
Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën, Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë fare pamj...
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot do njihet me 'masën e sigurisë' ...
Meta thotë se Rama, me veprime të pabesa dhe nëpërmjet besimit që kanë shqiptarët në SHBA është përpjekur të çojë përpara punët më të errëta që ai di të bëjë.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama ka lobuar për shpalljen e tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për FaxNeës, Meta thotë se ai gjithmonë ka qeshur dhe është tallur kur ka kuptuar përpjekjet e kryeministrit. Referuar dosjes së ish-agjentit të FBI-së, McGonigal, Meta thotë se Rama, me veprime të pabesa dhe nëpërmjet besimit që kanë shqiptarët në SHBA është përpjekur të çojë përpara punët më të errëta që ai di të bëjë.
Pjesë nga prononcimi i Metës:
Shtetet e Bashkuara kanë punën e tyre ne do të bëjmë punën tonë. Edi Rama ka shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë. Edi Rama ka organizuar shantazhe mafioze kundër opozitës. Edi Rama me veprime të pabesa dhe nëpërmjet besimit që kanë shqiptarët në SHBA është përpjekur të çojë përpara punët më të errëta që ai di të bëjë. Edi Rama dhe vetëm ai dhe personi i kapur në shantazh përmes këtyre lobimeve nga opozita, kanë lobuar shumë për shpalljen time non grata dhe si armik i SHBA. Dhe unë gjithmonë kam qeshur dhe jam tallur me ta. Është për të ardhur keq që kryeministri Shqipërisë lobon kundër presidentit të Shqipërisë. Dhe për ata zyrtarë amerikanë. Kam thënë gjithmonë që marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.
Reagimi i Metës vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se tre poristë e para të Ramës për Charles Mc...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm ditën e sotme në Këshillin pë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot se asgjë nuk do e ndalë hetimin e skandalit &...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianj i ka çuar shkresë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsi...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Këshillit K...
Ambasadori TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, zhvilloi ditën e sotme një viz...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror ...
Jorida Tabaku TIRANË-Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Deputetja ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të cilën...
Keshilli TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos vuri theksin tek roli i madh që do të...