27 Janar 2023, 13:38
Nga A.B
Keshilli
TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos vuri theksin tek roli i madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit. Teksa ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Santos deklaroi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen.
“Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat dhe procesi i reformave. Jo të ndalohen ato, por të përshpejtohen në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Unë jam vërtetë shumë e sigurt që Shqipëria i ka kushtet për të qenë pararojë e vërtetë në këtë proces. Ekziston nevoja për të patur një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqen dhe një plan konkret për hapat që do të ndërmerren. Roli i Kuvendit në periudhën e ardhshme do të jetë tejet i rëndësishëm. Unë kuptoj të gjithë hapat që keni ndërmarrë për ta përfshirë tërwsisht kuvendin në këtë proces. Tashmë që po ecni përpara besoj se ju mund të keni një ecur të vërtetë për legjislacionin e ri i cili do të hartohet në përputhje me atë europiane.Reforma e sistemit të drejtësisë është një shembull i tillë. Pra një reformë e domosdoshme e cila do të fuqizojë ecurinë e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është në rrugën e duhur për tu bërë më i shëndetshëm”, theksoi ajo.
Santos u shpreh se integrimi europian duhet të jetë një proces i thellë shoqëror ku përfshin jo vetëm mazhorancën, por opozitën, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, atëherë tha Santos, procesi i integrimit mund të jetë i suksesshëm.
“Në mënyrë të veçantë më gëzon fakti që vij këtu në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian. Ky format tregon që integrimi europian nuk është vetëm qeveria, mazhoranca, dhe nuk është vetëm procesi teknokratik në vetvete, por duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Duhet të jetë një proces transparent dhe gjithpërfshirës. Vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë, atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”, u shpreh Santos.
Teksa ka folur për lirinë e medias, ajo tha:
“Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsolidimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona. Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetarëve siç kemi parë kohët e fundit. Ne e kuptojmë që ju përballeni me probleme nga e shkuara, por ecuria drejt të ardhmes nuk duhet të shtypi. Të drejtat e pronësisë duhet të ruhen”.
izabel santos
Politike
27 Janar 2023, 13:29
I.A
Erisa Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë se po tallet me studentët duke zvarritur...
Politike
27 Janar 2023, 13:16
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme projektvendim “Për përcaktimin e rre...
Politike
27 Janar 2023, 13:19
k.m.
Entela Shedula
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Entela Shedula. Vendimi është marr&eu...
Politike
27 Janar 2023, 13:15
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ende nuk ka një datë por opozita po përgatitet për protesta kundër qeverisë së kryeministrit ...
Politike
27 Janar 2023, 13:07
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha insiston se në akt akuzën për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Mc...
Politike
27 Janar 2023, 12:54
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kërkon të dijë vendndodhjen e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë...
Politike
27 Janar 2023, 12:24
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas përjashtimit të 5 deputetëv...
Politike
27 Janar 2023, 12:20
DEKLARATË E SHEFIT TË ORGANIZIMIT, KLEVIS BALLIU
Në maj 2020, Edi Rama na rrëfeu sa shumë i kishte pëlqyer seriali britanik &ld...
Politike
27 Janar 2023, 10:57
A.B
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri Ditmir Bushati ka përkujtuar ditën e Paralajmërimit dhe e Përkujtimit ndaj Viktimave të H...
Politike
27 Janar 2023, 10:13
I.A
Olivér Várhelyi
BRUKSEL- Komisioneri Oliver Várhelyi i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të Parti...