27 Janar 2023, 10:57
Nga A.B
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri Ditmir Bushati ka përkujtuar ditën e Paralajmërimit dhe e Përkujtimit ndaj Viktimave të Holokaustit. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', Bushati thotë se kujtesa për Holokaustin është ftesë për reflektim mbi një ligësi që lindi nga fjala dhe rrëfenja e rreme për hebrenjtë. Ai thotë se shqiptarëve u vunë në test përballë historisë me atë që ndodhi.
POSTIMI I BUSHATIT:
Kujtesa për Holokaustin është ftesë për reflektim mbi një ligësi që lindi nga fjala dhe rrëfenja e rreme për hebrenjtë, që dikur edhe pse pa hapësirën digjitale, tregoi se e keqja shpërndahet shpejt në çdo kohë e sistem.
Rrëfenja e rreme për hebrenjtë rezultoi në një nga tragjeditë e pashembullta për njerëzimin. Në thelb, preludi i Holokaustit ishte pasiviteti ndaj politikave ekstremiste dhe joshjes ndaj populizmit të asaj kohe. Ne shqiptarëve marrëzia e Holokaustit na vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën. Atdheu ynë u shndërrua në një strehë të sigurtë për hebrenjtë në Europë.
Sot, teksa nderojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën për shkak të Holokaustit, duhet të mos harrojmë mësimin që na jep historia, sidomos për brezin e ri, që përmes memories kolektive të forcojë ndjeshmërinë për të parandaluar që e shkuara të shfaqet si farë e keqe. #WeRemember #NeverAgain janë dy hashtagë që më shumë i drejtohen të ardhmes sesa të shkuarës. Të mos harrosh është të parandalosh!
ditmir bushati
Politike
27 Janar 2023, 10:13
I.A
Olivér Várhelyi
BRUKSEL- Komisioneri Oliver Várhelyi i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të Parti...
Politike
27 Janar 2023, 10:13
A.B
Kuvendi
TIRANË- Sot Kuvendi ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masë disiplinore me përjashtim për 10 di...
Politike
27 Janar 2023, 09:58
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për skandalin “MC Gonigal”, lidhur me ish...
Politike
26 Janar 2023, 23:44
F.M
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann, ka folur lidhur me takimin që ka pasur me kre...
Politike
26 Janar 2023, 23:33
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet s...
Politike
26 Janar 2023, 23:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me transkriptet e dala së fundmi nga gazetari Ar...
Politike
26 Janar 2023, 23:29
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatë...
Politike
26 Janar 2023, 23:28
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se do të tërhiqej nga politika nëse kryedemokrat...
Politike
26 Janar 2023, 23:28
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se në PD ka deputetë që kryedemokratin Sali Berisha e ka...
Politike
26 Janar 2023, 23:27
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nisë një h...