E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Kjo është hera e dytë që Opozita kërkon përgjigje nga Rama për këtë dosje.
TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën me 13 pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa është firmosur nga 13 deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët kërkojnë që përgjigjet t’i marrin në interpelancën që presin ta zhvillojnë në seancën plenare.
Kjo është hera e dytë që Opozita kërkon përgjigje nga Rama për këtë dosje. Herën e fundit, Rama mungoi në Kuvend dhe interpelancën ia delegoi ministres Elisa Spiropali. Kjo gjë solli përplasje të forta në sallën e Kuvendit mes Opozitës, maxhorancës e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Kjo gjë solli dhe kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e tetë deputetëve të PD-së, me argumentin se kishin treguar mungesë respekti ndaj Nikollës.
Çfarë ka ndodhur?
Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal. Pas publikimit të dosjes, Partia Demokratika ka organizuar një protestë që do mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, e do të kërkojë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit./Dosja.al
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Dosja.al ka mundur të sigurojë dosjen dhe akuzën e plotë që ka ngritur Departamen...
Pamje nga intervista Afrimi i periudhës zgjedhore ka ngjallur interesin jo vetëm të partive politike pjesëmarrëse ne proces, por e...
Pamje nga protesta TIRANË- Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, t...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, q...
Foto ilustruese Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga...
Floriana Garo TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, Floriana Garo ka dënuar zëvendësimin e emë...
Charles McGonigal TIRANE- CNN e raporton si tejet problematik raportin e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal me Shqipërin&eu...
Charles McGonigal TIRANE- Media amerikane CNN raporton sot se zyrtari i arrestuar i FBI, Charles McGonigal, nuk akuzohet për spiunazh tek rusët p...
Charles McGonigal TIRANE- Pas artikullit të publikuar të shtunën nga gazeta më e madhe amerikane "New York Times", sot CNN i ka ku...
Andi Bushati, Erion Veliaj TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar em...