6 Shkurt 2023, 16:32
Nga k.m.
Pamje nga intervista
Afrimi i periudhës zgjedhore ka ngjallur interesin jo vetëm të partive politike pjesëmarrëse ne proces, por edhe të një aktori të ri. Hackerat ketë mëngjes njoftuan se kanë në dorë listën e zgjedhësve duke dhënë sinjalin e parë se beteja për pushtetit vendor ka edhe vëmendjen e tyre.
Por, për nënkomisioneren e KQZ, Lealba Pelinku rreziku i ndërhyrjes në sistem nuk ekziston pasi pajisjet që do mundësojnë teknologjinë në zgjedhje nuk janë të lidhura me rrjete te jashtë.
“Nuk ka analogji me çfarë kemi pare qe ka ndodhur me sulmet ne sisteme te ndryshme, pasi sistemi mbetet i mbyllur. Pra kemi një sistem qe nuk ka komunikim elektronik me jashtë, flas për votimin dhe numërimin elektronik, kështu qe ky problem sa i takon ditës se zgjedhjeve dhe raportimit te te dhënave nuk ekziston ndaj zgjedhësit duhet te jene te sigurt sa i takon sigurisë kibernetike dhe integritetit te procesit,“- tha Lealba Pelinku.
Risi këtë vit do jetë transmetimi i pjesëmarrjes nga qendrat e votimit në kohë reale çdo një orë falë pajisjeve të identifikimit biometrik. Por as në këto pajisje, manipuluesit zgjedhor nuk u lihet shteg të fusin duart ne proces.
“Kemi të bëjmë me një transmetim vetëm me një kah, pra vetëm dalës për një periudhe shume te shkurtet 1 deri 2 sekonda gjë e cila ne fakt nuk cenon absolutisht sigurinë kibernetike te pajisjeve pasi kemi te bëjmë vetëm me informacion dalës portat hyrëse të pajisjes mbeten te mbyllura dhe gjithsesi informacioni qe mbajnë këto pajisje është i inkriptuar,”- shtoi Pelinku.
Gjetja e operatoreve të cilët do vendosin në punë pajisjet identifikuese në zona të thella malore apo në Bashkitë Finiq dhe Dropull vijon të mbetet problem për shkak të largimit të të rinjve, të cilët aksesojnë me shpejt teknologjinë./ Top Channel
lealba pelinku zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
6 Shkurt 2023, 15:55
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, t...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:57
A.B
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, q...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:19
k.m.
Foto ilustruese
Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:16
A.B
Floriana Garo
TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, Floriana Garo ka dënuar zëvendësimin e emë...
Politike
6 Shkurt 2023, 13:40
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- CNN e raporton si tejet problematik raportin e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal me Shqipërin&eu...
Politike
6 Shkurt 2023, 13:41
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Media amerikane CNN raporton sot se zyrtari i arrestuar i FBI, Charles McGonigal, nuk akuzohet për spiunazh tek rusët p...
Politike
6 Shkurt 2023, 12:40
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Pas artikullit të publikuar të shtunën nga gazeta më e madhe amerikane "New York Times", sot CNN i ka ku...
Politike
6 Shkurt 2023, 12:57
f.g
Andi Bushati, Erion Veliaj
TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar em...
Politike
6 Shkurt 2023, 12:45
f.g
Erion Veliaj, kryetar bashkie
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se rruga “Ibrahim Rugova” nuk...
Politike
6 Shkurt 2023, 12:40
f.g
Berat Buzhala dhe Erion Veliaj
TIRANE- Shkurtimi i rrugës "Ibrahim Rugova" nga Bashkia e Tiranës për të bërë një rimerte...