Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
eliaj tha se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, që quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se rruga “Ibrahim Rugova” nuk është shkurtuar, por përkundrazi është zgjatur me 300 metra dhe shkon deri te Diga e Liqenit. Në një intervistë për "Top News", Veliaj tha se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, që quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
“Rruga ‘Ibrahim Rugova’ jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur dhe po ua shpjegoj pse. Ajo fillon tek Ura e Lanës, vazhdon te Presidenca, pastaj te sheshi ‘Shopen’, por nuk përfundon aty, sepse me hapjen e ish-Gardës së Republikës, vijon matanë saj, duke u zgjatur edhe me 300 metra të tjera. Pjesa tjetër e rrugës, segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’ quhej rruga ‘4 Shkurti’. Ka 7-8 vjet që quhet kështu. Organizatat e Veteranëve na kërkuan saktësimin e emërtimit të saj në ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’”, tha ai.
Reagimi lidhet me një vendim të Bashkisë së Tiranës që është denoncuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku. Tabaku tha se rruga është shkurtuar dhe i është ndryshuar emërtesa. Riemërtimi është bërë në nder të 80 viktimave të "Masakrës së 4 shkurtit" dhe rolit të kolaboracionistit Xhafer Deva. Rruga ndodhet në Tiranë në segmentin pranë Bankës së Shqipërisë deri te Ura e Lanës. Por kryebashkiaku Veliaj, mohon që të ketë një shkurtim të rrugës. Ai thotë se është bërë një saktësim i segmenteve dhe se rruga në nder të presidentit të Kosovës është zgjatur. Veliaj thotë se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. /Dosja.al
Berat Buzhala dhe Erion Veliaj TIRANE- Shkurtimi i rrugës "Ibrahim Rugova" nga Bashkia e Tiranës për të bërë një rimerte...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se me çështjen McGonigal k...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot se Kryeministri Edi Rama ka patur një raport tejet t...
Foto ilustruese TIRANË- Një tjetër dokument është shpërndarë në faqen e "Homeland Justice" në rrjetin social T...
Olta Xhacka TIRANË- Shqipëria do të ofrojë ndihmën e saj për Turqinë dhe Sirinë, të cilat u goditën nga t...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatë...
Allison Guerriero SHBA- Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhënë detaje p...
Posterat në Tiranë TIRANË- Edhe 7 ditë kanë mbetur nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë gjithç...
Edi, Zaho dhe Linda Rama TIRANË- Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t'u përballur me pyetjet e deputetëve t...