LIVE UPDATES
Politike

Draft-dokumenti/ BIRN: Pas inceneratorëve, qeveria projekton edhe 113 milionë euro për plehrat në Elbasan dhe Fier

Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

23 Gusht 2023, 14:38 Nga A.B

Draft-dokumenti/ BIRN: Pas inceneratorëve, qeveria projekton edhe 113

Një draft-dokument i “Politikave Prioritare” zbulon se qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit – e braktisur në vitin 2014 me koncesionet korruptive për ndërtim inceneratorësh.

Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Një draft-dokument i qeverisë shqiptare i “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, që BIRN disponon, rendit si projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro.

Të dy projektet janë kategorizuar si të maturuara, çka nënkupton se është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.

Kryeministri Edi Rama refuzoi gjatë një konference për shtyp të mërkurën të dëgjonte pyetjen e BIRN dhe t’i përgjigjej asaj për paratë shtesë të planifikuara, edhe pas skandalit të korrupsionit me inceneratorët, duke sugjeruar që pyetja t’i dërgohej me shkrim. Një kërkesë për koment dërguar nga BIRN në zyrën e shtypit të Ramës ka mbetur pa përgjigje prej 48 orësh.

Draft-Dokumenti, i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, është përgatitur nga Agjencia Shteterore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vetë Beqaj është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për kontratën e partneritetit publik privat për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Edhe pse në këtë dokument nuk jepen arsye për nevojën e investimeve të reja në menaxhim mbetjesh në këto dy zona, burime pranë qeverisë thanë se ato janë bazuar mbi një studim fizibiliteti të hartuar nga ekspertë të huaj dhe vendas me financim nga fondet IPA të Bashkimit Europian.

BIRN arriti të sigurojë studimin e bërë për qarkun Fier, ku parashikohen investime në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve për t’u rikthyer në strategjinë e mëparshme që stimulon riciklimin – strategji e cila u braktis nga qeveria “Rama” me vendimet për të shpenzuar qindramilionë euro për incenerim.

Gjithashtu, studimi parashikon mbyllje të disa landfilleve të vjetra dhe zgjerim të atyre ekzistuese, si dhe investime rajonale; ndërtim objektesh për riciklim, stacione transferimi, objekte kompostimi dhe landfill për inertet, me një prioritet të qartë drejt riciklimit dhe jo djegies.

Sipas ekspertëve hartues, inceneratori i Fierit nëse vihet në punë do të ketë një jetë funksionale 15-25 vjet dhe “prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Sipas skenarit të menaxhimit që propozon ky studimi kostot e investimeve për qarkun Fier kapin shifrën e  60.4 milionë euro (60,403,480)  të shtrirë në një periudhë 20-vjeçare. Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje.

Studimi sjell dhe një analizë të politikave të menaxhimit të mbetejeve që ka ndjekur qeveria shqiptare duke theksuar se incenerimi, jo vetëm nuk parashikohet të zgjidhë problemin me mbetjet, por shkel dhe direktivat europiane për ekonominë qarkulluese, pasi nuk është zbatuar hirearkia e menaxhimit të mbetjeve, ku djegia është në fund të piramidës.

Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama, si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare qindra-miliona euro për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë ngritur akuzua për një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndër ta dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Hartimi i draft-planit të qeverisë për projektet me rëndësi kombëtare, sipas agjencisë,  është bërë në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të qeverisë për menaxhimit e investimeve publike dhe prioriteve të qeverisë në projekte konkrete në nivel kombëtar dhe rajonal.

“Kjo listë shërben si referencë për ministrinë përgjegjëse për financat dhe njësitë e qeverisjes qendrore, në kuadër të përfshirjes së projekteve të investimeve publike në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) apo buxhetin vjetor,” thuhet në dokumentin e SASPAC.

Sipas argumentimit të përdorur në dokument, kur projektet janë mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzimin e Ministrit të Financave dhe ato do të klasifikohen si projekte investimi me rëndësi kombëtare dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.

“Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. “

Në këtë listë, projektet e kategorizuara me status të “maturuar” janë 62 projekte në instrastrukë, dixhitalizim, mjedis, etj., me një vlerë totale prej afro 8 miliardë euro.

Vetëm për sektorin e Mjedisit parashikohen të hidhen 388 milionë euro në total, duke përfshirë në këtë sektor investimet në ujësjellës-kanalizime dhe menaxhim mbetjesh, landfillet./BIRN

inceneratore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj