LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Opozita është në misionin më të rëndësishëm që nga themelimi që të përmbysë këtë shtet mafioz

Berisha u shpreh se kjo mbledhje shënon tartin e një përpjekje të madhe për analizën, ndërgjegjësimin e shqiptarëve për farsën elektorale 2023 si dhe qëndrimet që duhet të mbajmë ndaj kësaj farse. 

23 Gusht 2023, 14:18 Nga I.A
Berisha: Opozita është në misionin më të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita është në misionin e saj më të rëndësishëm që nga themelimi. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se kjo mbledhje shënon tartin e një përpjekje të madhe për analizën, ndërgjegjësimin e shqiptarëve për farsën elektorale 2023 si dhe qëndrimet që duhet të mbajmë ndaj kësaj farse. 

"Kjo është një mbledhje ku ne marrim vendime për Bashkinë e Kukësit, por gjithashtu kjo mbledhje shënon startin e një përpjekje të madhe për analizën, ndërgjegjësimin e shqiptarëve për farsën elektorale 2023 si dhe qëndrimet që duhet të mbajmë ndaj kësaj farse, më e shëmtuara në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Në Shqipëri, del e qartë si kristali se opozita është në misionin më të rëndësishëm të saj që nga themelimi. Mision me të cilin ajo duhet të përmbysë këtë shtet mafioz, këtë sundim të mafies, të kryesuar nga Edi Rama, i cili nuk asnjë lloj interesi tjetër qytetar, kombëtar, shoqëror, civil përveç pasurimit të tij të çmendur dhe klanit të tij. Edi Rama është i vendosur të sakrifikojë çdo ligj, çdo parim, çdo normë, çdo marrëdhënie, në mënyrë që të konsolidojë pushtetin e tij, të vazhdojë pushtetin e tij. Zbulimet e fundit të shërbimeve inteligjente franceze, belge, holandeze dhe britanike, dëshmojnë këtu se shoqëria shqiptare e tëra noton mbi krimin, drogën dhe se në Shqipëri, vendimmarrës absolut është krimi. Vendimmarrës që po rrënon më shumë se çdo luftë ka rrënuar një vend, më shumë se çdo luftë ka rrënuar një shoqëri. Në revanshin e tij, krimi i organizuar kapi zyrtarisht me mandat parlamentar drejtimin e ministrisë së presupozuar të antikrimit. Kështu që detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar dhe mbështetës të saj të ngrihet në protesta që qëndrueshme, të mos ulim kokën. T’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën. Dhe këtë shqiptarët nuk duhet ta bëjnë kurrë. Këta janë kriminelë që duhet të largohen një minutë e më parë nga pushteti. Këta nuk respektojnë asnjë rregull, asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj. Këta kanë shndërruar pasuritë e vendit në pasuri personale të klaneve dhe familjeve të tyre. Këta ua kanë marrë shqiptarëve të dhënat personale dhe ia kanë dorëzuar krimit me Taulant Ballën," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet