LIVE UPDATES
Politike

Drejtorët në burg, Veliaj ping-pong për fajin: Moment reflektimi, kompanitë të bëjnë deklaratë

Po ashtu Veliaj ka theksuar se kompanitë duhet të bëjnë vetëdeklarim dhe se Bashkia Tiranë po e sheh këtë mundësi që ta vërë në përdorim.

11 Prill 2024, 20:12 Nga I.A
Drejtorët në burg, Veliaj ping-pong për fajin: Moment reflektimi,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për arrestimin e drejtorëve te Bashkisë Tiranë me urdhër nga SPAK, të cilët akuzohen për korrupsion. Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj ka bërë ping-pong me fajin për aferat korruptive që kanë përfshirë bashkinë Tiranë dhe ka thënë se kjo i ka vlerë për reflektim brenda vetes. Po ashtu Veliaj ka theksuar se kompanitë duhet të bëjnë vetëdeklarim dhe se Bashkia Tiranë po e sheh këtë mundësi që ta vërë në përdorim.

"Jetojmë në një vend ku të gjithë njihen me të gjithë dhe në finale e vetmja gjë që të mbetet, se tani po reflektoj si Erion, jo si kryetari i Bashkisë, e vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës. Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri i Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetit ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur. Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë. Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin lavire bulevardi dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej horr Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre na 300 drejtorë dhe SPAK është shumë i keq kur të merr babin. Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Por, në finale në një bashki që ka 1 mijë punë të mira dhe gjithë titujt ndërkombëtarë, sapo përcollëm ministrat e turizimit, ka nevojë për më shumë sy? Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim.

Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave ti thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër. Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka çdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit. Bashkia blen edhe pllaka për varret edhe arkivol për ata që janë të pastrehë, edhe kitet e sterilizimit të qenve të rrugës, klor për ujin, bankat e shkollave, mesa duket ka disa vende që e kanë çuar në ekstrem. Bota ka shumë eksperienca, unë besoj që ky moment reflektimi për të pasur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetë deklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri,” tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj