Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, teksa prezantoi në Kuvend raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2022, tha se tregjet financiare i janë kthyer trendit rritës.
TIRANË- Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, teksa prezantoi në Kuvend raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2022, tha se tregjet financiare i janë kthyer trendit rritës. Teksa bëri një bilanc të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, Mete theksoi se viti 2022 ka pasur një sërë ngjarjesh në tregjet financiare jobankare, si edhe në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi se aktualisht këto tregje shfaqen të qëndrueshëm dhe i janë rikthyer trendit rritës.
“Pavarësisht ndikimeve në segmente të caktuara të tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit të kaluar, për shkak të presioneve inflacioniste, aktualisht këto tregje shfaqen të qëndrueshëm dhe i janë rikthyer trendit rritës”, tha Mete.
“Tregu i sigurimeve vijoi konsolidimin e treguesve, rritje të primeve të shkruara bruto dhe rritje të dëmeve të paguara në numër e në vlerë. Raporti i numrit të dëmeve pezull kundrejt totalit të dëmeve të raportuara në tregun e Jo-Jetës zbriti në nivelin më të ulët historik”, shtoi ai.
“Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ka dhënë impakt të konsiderueshëm në treg, duke sjellë uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim, reduktimin e praktikave të mbartura të Fondit të Kompensimit, ku ndikim pati edhe aplikimi i siguruesit të drejtpërdrejtë, si edhe përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve. Ndërhyrjet ligjore sollën gjithashtu përmirësim të ndjeshëm të situatës me Byronë Shqiptare të Sigurimit, e cila doli nga monitorimi thuajse 10-vjeçar i Këshillit të Byrove”, tha Mete.
“Në tregjet e kapitalit, subjektet përfunduan procesin e përshtatshmërisë me kërkesat e ligjit të ri, si edhe zgjeruan licencat, duke diversifikuar shërbimet e investimit dhe instrumentet financiare të ofruara për investitorët. U plotësua më tej baza ligjore e nënligjore dhe infrastruktura e tregjeve të kapitalit. Bordi i Autoritetit miratoi prospektin e parë të një shoqërie tregtare për emetim obligacionesh me ofertë publike”, vijoi Mete.
Mete u shpreh se viti i kaluar solli avancime të rëndësishme ligjore e rregullatore dhe Autoriteti mori vlerësime nga Komisioni Evropian sa i përket harmonizimit të legjislacionit me acquis e BE-së. Gjithashtu, Autoriteti shënoi përparim domethënës në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS). Në raportin përfundimtar, rezultoi një nivel i lartë përputhshmërie, ku nga 24 Parime Themelore Bazë, 10 u vlerësuan plotësisht të përputhura me parimet ndërkombëtare dhe 12 të tjera të përputhura gjerësisht.
IAIS vlerësoi se “AMF ka ndërmarrë reforma të gjithanshme gjatë viteve të fundit, duke forcuar ligjin kuadër, si edhe rishikuar ligjet dhe rregulloret në tregun e sigurimeve. Progresi është udhëhequr nga objektivi i përafrimit me kërkesat e BE-së. Aktiviteti rregullator karakterizohet nga objektiva të qarta dhe pavarësi institucionale, ekziston një kuadër ligjor i zhvilluar për licencimin, veprimet e tjera rregullatore, kërkesat për përshtatshmëri, mirëqeverisjen dhe menaxhimin e riskut, përfshirë risqet e lidhura me ri-sigurimin”.
Edi Rama dhe Belinda Balluku Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Dhërmiu mesditën e së enjtes, ndërkohë që n&eu...
Erion Braçe TIRANË- Vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e pezullim...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit që të jenë të gji...
Pamje nga sherri TIRANË- Dy deputetët e maxhorancës dhe opozitës, Erion Braçe dhe Spaho janë përfshirë n&eum...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe solli në fokus reformimin e tregut, ku tha se s’ka përpjekjen më...
Sali Berisha Berisha- Kontrabandë naftë përveç qeverisë nuk mund të bëjë, se nafta nuk vjen me karrocë, por...
Taulant Balla dhe Malton Dibra TIRANË- Sot për herë të parë në karrierën e tij 18-vjeçare, Taulant Balla ishte i ...
Erion Braçe TIRANË- Në fjalën e marrë në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ka folur në lidhje me akuzat nd...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptar&eum...