18 Prill 2025, 18:48
Nga N.F
Suela Beluli dhe Altin Dumani
DURRËS- Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të DVP Durrës dhe prokurorëve dhe oficerëve të caktuar në Seksionin e Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë Durrës.
Ky takim mësohet se u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”. Në këtë takim mu diskutua rëndësia e reagimit të shpejtë, koordinimi efektiv dhe ndarje e informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet.
Prania e tyre është një garanci shtesë për transparencën dhe seriozitetin me të cilin institucionet po e trajtojnë këtë proces, ndaj Prokuroria inkurajon çdo qytetar që të bashkëpunojë dhe të raportojë çdo përpjekje që synon të cenojë votën e lirë.
Prokuroria e Durrësit ka riafirmuar angazhimin e saj për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor për të mbrojtur të drejtën e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.
dumani
Politike
18 Prill 2025, 18:39
E. D
TIRANË- Një fjalë e urtë thotë se paraja e lehtë nuk ka duk. Dhe jo më kot, me sa duket.
Gjikuria është një...
Politike
18 Prill 2025, 18:05
N.F
Rinas
TIRANË- Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur pasditen e sotme fletët e tjera të votimit nga Diaspora. Votat priten t&...
Politike
18 Prill 2025, 17:45
N.F
Erion Isai
TIRANË- PD ka dërguar ankim në KQZ kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai. PD në ankesë...
Politike
18 Prill 2025, 18:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për veri...
Politike
18 Prill 2025, 17:50
E. D
Tedi Mula
TIRANË- Në një intervistë të veçantë, Tedi Mula, kandidati i Partisë Socialiste për Demokraci (PSD...
Politike
18 Prill 2025, 17:03
E. D
LEZHË-Kryeministri Edi Rama takimit me gratë socialiste nuk la pa ironizuar Kryedemokratin Sali Berishën, të cilin e quan “buf t&eum...
Politike
18 Prill 2025, 16:18
N.F
Skender Pashaj
DURRËS- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Durrës, Skëndër Pashaj mesa duket e ka të sigu...
Politike
18 Prill 2025, 16:45
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë socialiste në Lezhë tha se vetëm Partia Socialiste mund t’...
Politike
18 Prill 2025, 16:42
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Lezhë tha se vendi ynë renditet në listë...
Politike
18 Prill 2025, 16:37
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit me gratë në Lezhë. Gjatë fjalës së ti...