LIVE UPDATES
Politike

Intervistë e veçantë me Tedi Mulën: Fundjava në fshat, familja, kafshët dhe rëndësia e bujqësisë në programin politik

Ai tregon se çdo fundjavë kalon kohë me familjen e tij jashtë Tiranës, duke u larguar nga zhurma dhe rremuja e qytetit për të shijuar paqen e fshatit.

18 Prill 2025, 17:50 Nga E. D
Intervistë e veçantë me Tedi Mulën: Fundjava në
Tedi Mula

TIRANË- Në një intervistë të veçantë, Tedi Mula, kandidati i Partisë Socialiste për Demokraci (PSD), ka ndarë mendimet e tij për angazhimin politik dhe vizionin e tij për Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur dhe të sinqertë me gazetarin Ermal Qori, Mula thekson rëndësinë e përkushtimit të çdo individi për të ndryshuar realitetin e vendit.

Ai tregon se çdo fundjavë kalon kohë me familjen e tij jashtë Tiranës, duke u larguar nga zhurma dhe rremuja e qytetit për të shijuar paqen e fshatit.

Ndërsa diskuton për programin e tij politik, Mula nxjerr në pah sektorin e bujqësisë si një nga prioritetet më të rëndësishme, duke e parë atë si çelësin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Tedi Mula: I gjithë grupi im shoqëror i kemi vënë qëllim njëri-tjetrit që çdo fundjavë do e kalojmë me fëmijët. Ne si shoqëri vijmë me familjet tona përherë në fshat, mundohemi t’ua shpjegojmë fëmijëve se çfarë do të thotë pjesa e fshatit, i tregojmë kafshët dhe mua më bëhet qejfi që vajza ime ka një dashuri të madhe për kafshët.

Ermal Qori: Ka një arsye gjithmonë pse një individ përfshihet në politikë, është një shprehje që thotë që nëse ti nuk merresh me politikë, politika merret me ty. E beson këtë gjë?

Tedi Mula: Absolutisht po.

Ermal Qori: Pse ti në politikë?

Tedi Mula: Shoh shumë njerëz që ankohen, janë të pakënaqur, shajnë, thonë këtu ka padrejtësi, s’duan kur vjen puna ditën e votimit, ndoshta nuk votojnë fare, ndaj këtyre lloj njerëzve nuk i vjen më e drejta të ankohen sepse diçka që ata kanë në dorë për ta bërë për vendin e vet ose ta bëjmë për veten e tyre në radhë të parë, ata nuk e bëjnë. Ndaj sa të rrimë nëpër kafene, të komentojmë problematikat e vendit, duhet të bëhemi pjesë aktive dhe kështu e kemi vetë në dorë fatin e jetës sonë.

Ermal Qori: Ti je i angazhuar me struktura apo jo?

Tedi Mula: Absolutisht po. Unë kam marrë pjesë në trajnime ndërkombëtare politike, edhe në trajnime që janë bërë brenda për brenda vendit, kam qenë pjesë aktive e politikës në fushata zgjedhore, por këtë herë është hera e parë që po kërkoj votëbesimin në emrin tim personal.

Ermal Qori: Teksa kërkon votëbesimin, ka disa parti politike që ofrojnë vende të lira për kandidatë të rinj, qofshin ato fiktive ose reale. Ti ke zgjedhur PSD, për shkak të angazhimit të viteve të fundit apo ishte një zgjedhje e menduar për një çast?

Tedi Mula: Kjo është absolutisht forca e duhur politike, por kryesorja për mua është se kjo forcë funksionon me meritokraci. Meritokracia është ajo që na bën të ecim para. Asnjëri prej nesh nuk mendon se po i hahet haku apo i cenohet dinjiteti, ndaj PSD ia ka ofruar gjithë kandidatëve këtë liri, ashtu siç kemi liri në tonet në media apo lirinë kudo të dalim nëpër emisione, të themi atë që mendojmë, siç e mendojmë ne, por gjithmonë duke mos cenuar programin tonë politik, ajo që është shtylla që na bën ne të ecim përpara dhe që do jetë garancia në zgjedhjet e 11 majit.

Ermal Qori: Çfarë numri je në listë?

Tedi Mula: Nuk jemi në numër. Partia jonë ka numrin 11, ndërsa renditja është sipas shkronjës së parë të mbiemrit. Mula, llogarite vetë me “M”.

Ermal Qori: Kur flasim për bujqësinë në programin tuaj duhet të jeni të mirëorganizuar me detaje. Më bind mua si qytetar, pse duhet t’ju votojmë juve? Çfarë përmban programi në sektorin e bujqësisë?

Tedi Mula: Një ndër katër pikat kryesore të programit tonë politik është edhe bujqësia. Është një sektor që vetëm 1% e buxhetit të shtetit shkon për bujqësinë, ndërsa Bashkimi Europian e ka 23.5% të buxhetit që shkon për bujqësinë. Të solla këtu në serë, të paktën. Buxhet s’kemi, por të hedhim fokusin. Ne kemi shumë pika që flasin për bujqësinë, ne flasim për më kryesoret. Në programin tonë kemi subvencionimin për çdo krerë dhe për çdo njësi prodhimi, për arsye se momentalisht ligji dhe skema na lejon vetëm për një numër të limituar. Nëse ti ke 250-300 krerë bagëti, do të shkosh në 400-500 bagëti, ti do subvencionohesh për një numër 250-300, nuk mund të kalosh më tepër. Kjo në programin tonë do bjerë poshtë, aq sa do kesh ti mundësi, do të shkosh 500, do marrësh 500 sepse kështu është skema e subvencionimit.

Pika e dytë kryesore, momentalisht skema e rimbursimit të TVSH është 6%, pra 210 milionë euro që i shkojnë fermerëve mbrapsht nga skema e rimbursimit. Ne në programin tonë do e çojmë në 8%, është 70 milionë euro më tepër, do shkojë 280 milionë euro. Duhet t’i hedhim sytë dhe të rrisim financimet për këtë sektor. Qëllimi ynë nuk është të shajmë asnjë parti, qëllimi ynë është të jemi afër qytetarëve dhe t’ju zgjidhim hallet. Një ndër problematikat kryesore për mua janë skemat e IPARD-it që kanë ardhur në Shqipëri të investimeve të BE-së. Këto skema kanë ardhur për infrastrukturën, gjë që është shumë e mirë, por unë i bëj thirrje që jo i gjithë buxheti të shkojë për infrastrukturën. Një pjesë e buxhetit duhet të shkojë për trajnimin e burimeve njerëzore sepse ka shumë të rinj që kur emigrojnë shkojnë prapë jashtë vendit në vendet mesdhetare, Itali, Greqi, Spanjë dhe punojnë në sektorin e bujqësisë. Ata i japin vlerë produktit vendas, bëjnë trajnimet e duhura për njerëzit dhe nëse i ke këto të dyja, ti i shikon edhe si biznes pastaj.

Ermal Qori: Pse një njeri si ty flet për bujqësinë dhe pse na solle këtu? Je i vendosur për këtë pikë?

Tedi Mula: Unë kam pasur një pikë grumbullimi për agrumet. Në programin tonë politik do të hapim 50 pika grumbullimi. Çdo produkt që ne e merrnim në Lushnje, Fier, Shkodër, i merrnim nga Shkodra, i sillnim, i magazinonim dhe në Tiranë vinte po ai tregtar nga Shkodra, nga Fieri apo Lushnja, e blinte dhe e shiste po në Fier apo Shkodër. Kjo është rritja e çmimit sepse ti do paguash naftë për të ardhur, do paguash dritat dhe magazinimin në Tiranë. Tirana ka tjetër lloj çmimi magazinimi me vendet ku prodhohet, se ti derisa t’ia sjellësh produktin nga një vend i largët deri në Tiranë, ti ke kosto. Ndërsa sistemi që ne kemi po hapim pika grumbullimi aty ku do jenë pikat e prodhimit dhe ul kostot. Ulja e kostos është direkt në favor të qytetarëve sepse do e blesh një produkt më të lirë sepse nuk do e paguash naftën dy herë, s’do e paguash magazinimin dy herë, por një herë, dhe kështu ulen çmimet e agrumeve.

tedi mula

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi