LIVE UPDATES
Politike

"Duhet të kuptojë kërcënimet e vërteta në rajon", Joseph: Rama të dalë nga Ballkani i Hapur!

Gjithashtu tha se Rama duhet të sigurohet që Shqipëria në marrëdhëniet e saj në rajon të jetë në konsistencë me qëllimet e veta për t’u bërë pjesë e BE dhe për të qenë aleate e denjë e NATO-s

27 Shkurt 2024, 20:47 Nga r.ll
"Duhet të kuptojë kërcënimet e vërteta në
edward joseph

TIRANË- Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur mbrëmjen e sotme edhe për marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Joseph tha për SyriTv se Rama nuk ka asgjë të keqe të krijosh marrëdhënie me një vend fqinj, por ai duhet të kuptojë se cilat janë kërcënimet e vërteta të sigurisë në rajon.

Gjithashtu tha se Rama duhet të sigurohet që Shqipëria në marrëdhëniet e saj në rajon të jetë në konsistencë me qëllimet e veta për t’u bërë pjesë e BE dhe për të qenë aleate e denjë e NATO-s

“Kryeministri Rama nuk ka pse të ketë marrëdhënie të këqija me Serbinë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh marrëdhënie të mira me një fqinj dhe nuk ka asgjë të keqe të nxisësh ardhjen e turistëve serbë të vizitojnë Shqipërinë. Kjo i jep nxitje ekonomisë dhe krijon ura mirëkuptimi mes njerëzve. Kryeministri Rama duhet të kuptojë se cilat janë kërcënimet e vërteta të sigurisë në rajon. Kur shohim këtë qëndrim të Serbisë ndaj Rusisë, ndaj Kinës, ku presidenti Vuçiç sapo ka njoftuar se presidenti i Kinës do të vizitojë Serbinë, kur e shohim këtë sulm ndaj Kosovës, Serbia ende nuk ka mbajtur përgjegjësi ndaj asaj që ka ndodhur, dhe konkretisht asaj që ndodhi në Banjskë në shtator. Sulmet e armatosura ndaj një vendi të pavarur sovran që mbrohet nga NATO. Në qoftë se sulmi në Banjskë do ishte përmbyllur, do kishte situata dhune dhe ushtarë të KFOR dhe amerikanë mund të ishin vrarë. Çështja është që Rama t’i mbajë sytë e hapur dhe të kuptojë se cili përbën kërcënim ndaj rajonit dhe të sigurohet që Shqipëria në marrëdhëniet e saj në rajon të jetë në konsistencë me qëllimet e veta për t’u bërë pjesë e BE dhe për të qenë aleate e denjë e NATO-s,” tha profesori amerikan.

Gjatë kësaj interviste, ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të dalë nga Ballkani i Hapur dhe të jetë udhëheqës i Procesit të Berlinit. Ai tha se nuk është vetëm Kosova që e kundërshton Ballkanin e Hapur, por edhe Mali i Zi, Bosnja dhe në Maqedoninë e Veriut ka shqetësime për atë nismë.

“Unë kam dhënë një intervistë muajin e kaluar dhe kam thënë se gabimi është fakti se SHBA projekton frikën që ka ndaj Beogradit dhe Vuçiç përfiton nga kjo shprehje e frikës. Kryeministri Rama duhet ta ketë të qartë rrezikun e kësaj sjellje dhe qëndrimi ndaj Beogradit. Do t’ju thoja një gjë që mund të bëjë kryeministri Rama, ai duhet të jetë udhëheqës i Procesit të Berlinit. Puna me gjermanët, puna me fqinjët për të bërë reforma ekonomike nën suazën e Procesit të Berlinit duhet të vazhdojë dhe jo nën suazën e Ballkanit të Hapur. Kjo sepse nuk është vetëm Kosova që e kundërshton Ballkanin e Hapur, por edhe Mali i Zi, Bosnja ka shumë kundërshtime të forta ndaj Ballkanit të Hapur. Edhe në Maqedoninë e Veriut janë të shqetësuar për Ballkanin e Hapur dhe rolin që do luajë Beogradi,” tha Joseph.

Në fund, ai tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken gaboi që nuk ngriti në Tiranë çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të demokracisë në përgjithësi.

“Administrata Biden ka gabimet e veta. Sekretari Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon. Shohim korrespondencën e tij, vizitën e tij në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë SHBA. Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo që duhet të shohim nga SHBA është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhej të ishte takuar me anëtarët e opozitës, duhej t’ia kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshme zgjedhje konkurruese, të drejta, transparente sepse janë hallkë thelbësore e demokracisë. Duhet një parlament funksional sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Ky ishte gabim nga ana e Blinken sepse SHBA e humbi mundësinë me vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zotin Rama, në mënyrë që t’i jepte jehonë parimeve demokratike,” deklaroi Joseph.

edward joseph

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj