LIVE UPDATES
Politike

"Duhet t'i përgjigjemi kohës!" Buxheti 2025 te Komisioni i Ligjeve/ KLGJ: Duhet godinë me qira për gjykatën e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm! Çupi: Ju kemi llastuar!

Teksa diskutohej lidhur me projektbuxhetin 2025 Rusi tha se megjithëse buxheti i këtij viti për këtë institucion është 13% më i lartë 35 % e kërkesave nuk janë mbuluar. 

15 Nëntor 2024, 13:58 Nga M.B
"Duhet t'i përgjigjemi kohës!" Buxheti 2025 te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi kërkoi fonde shtesë për marrjen me qira të një godine për gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sigurinë kibernetike dhe mirëmbajtjen teknologjike. Teksa diskutohej lidhur me projektbuxhetin 2025 Rusi tha se megjithëse buxheti i këtij viti për këtë institucion është 13% më i lartë 35 % e kërkesave nuk janë mbuluar. 

Nga ana tjetër deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha se KLGJ ka pasur fonde, e personel dhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe "duke i llastuar pak", sipas saj. Rusi u përgjigj duke thënë se këto fonde janë të domosdoshme për t'iu përgjigjur kohës.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Rusi: Duhet t'i përgjigjemi momentit dhe kohës. Një shtesë tek shërbimet buxhetimit për qira të gjykatës së Apelit të Përgjithshëm Tiranë sepse të gjithë edhe në ato takime që kam patur me ju e të tretët, gjykata është shumë e rëndësishme jo vetëm nga vendndodhja por dhe juridiskionin që ka. Kemi pritshmëri për ti plotësuar vakancat. Kemi hapur 20 vakanca dhe do shkojmë në plotësimin e sot. Kjo ka 78 magjistratë në strukturë, de fakto ka 28 sot. 37 vakanca janë në proces. Është immediate që kjo gjykatë të ketë një godinë tjetër që të dyja dhomat penale e civile të ushtrojnë funksionalitetin e tyre. Kërkojmë që të na miratohet fondi shtesë për qiranë e objektit.

Pjesa e projektit dhe zbatimit është realizuar nga ana jonë por është pjesa e truallit. Financimi për qiranë është immediate që ta bëjmë sa më funksionale këtë gjykatë. Pranë gjykata operojnë dhe IT. Kërkojmë të na financohet pjesa e kostove për mirëmbajtjen e shërbimeve që aktualisht i kemi pranë gjykatave përkatëse. Fjalë e ditës është dhe siguria kibernetike. Do të donim financim për sigurinë kibernetike. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka nevojë immediate.

Çupi: Nuk jeni më institucion i ri por i konsoliduar. Keni pasur fonde, e personel ndoshta dhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak. Nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë. Nuk mund të kërkoni shtesa. Por të mbani llogari pse dosjet nuk ulen në gjykata. Sot qytetarët nuk kanë akses, 15 vjet për të marrë drejtësi. Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet. Caktoni ju programin. Nuk mund të shqyrtojë një gjyqtar vetëm një dosje në ditë? Mbani përgjegjësi. Shikoj 66 mln qira objekti, ndërkohë që objektet janë bosh.

Rusi: Ne jemi organ që kontrollohemi, dhe auditeve përkatëse. Nuk besoj se ka punë të papaguar. Pjesa më e madhe e fondit janë paga, sigurime shëndetësore e sigurime shoqërorë. Zëri i dyti janë shërbimet, i treti janë investimet. Nuk më rezulton si drejtues i Këshillit të Lartë Gjyqësëor që këto fonde të mos kenë shkuar në destinacionin e duhur.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj