LIVE UPDATES
Politike

"Dumani po e mbyll me faqe të zezë"/ Berisha: Çështja kundër meje është një histori mashtrimi dhe falsifikimi deri në qiell

Në një deklaratë për mediat, Berisha thekson se asnjë rrogëtar i këtij shteti, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, nuk mund të bëhet me 4 apartamente me rrogën e shtetit.

15 Dhjetor 2025, 10:34 Nga D.S
"Dumani po e mbyll me faqe të zezë"/
Sali BERISHA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat, Berisha thekson se asnjë rrogëtar i këtij shteti, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, nuk mund të bëhet me 4 apartamente me rrogën e shtetit. Sipas tij, Dumani ka pasuri të fshehta dhe për këtë e quan "mashtues".

Berisha solli në vëmendje edhe çështjen e ndryshimit të destinacionit të ndërtesave dhe të terrenit në lidhje me çështjen 'Partizani', duke deklaruar se përgjegjësia për këto ndryshime nuk i përkasin atij por kryeministrit Edi Rama.

"Dumani e mbyll me faqe të zezë. Me pasuri të fshehura. Kam prova të plota për këto. Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër, dhe jap garanci të plotë para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar i këtij shteti, përfshi presidentin dhe kryeministrin, nuk mund të bëhet me 4 apartamente me rrogën e shtetit. Ky deklaron se jam me qira tek vjehrri, a e kuptoni ju tani se çfarë mashtruesi është ky? Po të thoshte që vjehrri i ka bërë dhuratë vajzës së vet një apartament, unë absolutisht do e pranoja, se baba i bën dhuratë vajzës një apartament, por ky është aksioner aty dhe thotë se është me qira tek vjehrri. Ku i gjeti ky tre apartamentet e tjera?

Cili njeri mund të ketë me rrogën e shtetit tre apartamente? Ja po ta them unë, me rrogën e shtetit kam arritur të blej gjithsej 40 metër katrorë ndërtim. Mund ta blija më shumë, por duhet të merrja kredi. Pa kredi, nuk mund të blihen... Fakti që ka një akuzë zyrtare? Për çfarë akuza? Unë nuk jam marrë me të këtu, por ajo është një histori mashtrimi dhe falsifikimi gjer në qiell. A e di se çfarë thanë këta në fillim? Ka marrë vendime për të favorizuar dhëndrin. A e di se çfarë thonë tani? Jo, nuk ka vendime, por ka përfituar nga vendimet. E kupton apo jo? Pasi e mashtruan publikun se vendimi aq i kaq për përdorimin e letrave me vlerë u bë për qëllim që të përfitonte dhëndri, dhe kur doli kishte përfituar gjithsej 64 euro, se i kishte paguar të gjitha, atëherë mbetën dhe tani thonë se ai ka përfituar 64 euro. Çfarë thanë tjetër? Ia ndryshoi destinacionin. Destinacionin e ka ndryshuar Edi Rama, por nuk guxojnë ta thërrasin Edi Ramën. Personi që ka ndërruar destinacionin e ndërtesave dhe të terrenit është pikërisht Edi Rama, sepse bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të veten.

Në qoftë se Edi Rama ka firmosur me dhjetëra vendime nominale, nga të cilat 4 vetëm për Karlo Bolinon për të marrë tokën e falur nga pronarët për gjimnaz të lagjes, ka firmosur 38 mijë metër katrorë për vëllanë e tij te Rrapi i Treshit, ka firmosur miliona metër katrorë për klanet e tij, Sali Berisha ka vetëm një firmë nominale në të gjithë karrierën e tij, kjo firmë lidhet me një banesë që i është bërë dhuratë shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare. Dhe ajo është bërë sepse shteti mori për ta bërë muze shtëpinë e tij në Gjirokastër. Këta mashtrues, armiq të egër të pluralizmit, i bënë vetingun Sali Berishës dhe për çka u jam mirënjohës. Jam i vetmi politikan me veting të plotë nga armiqtë e mi. Nxorën se kursimet e mia dhe pasuria ime ishte një apartament 40 metër më i madh se ai në diktaturë dhe 100 mijë euro për 54 vite punë. Bashkë me bashkëshorten time. Nxorën pastaj si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime një javë. Ke dëgjuar ndonjëherë në historinë e botës se mund të konsiderohet korrupsion një gjë e tillë? Nxorën korrupsion një faturë mjekësore të paguar nga vajza ime për mua dhe nënën e vet.

Nxorën si korrupsion pagesën që vajza ime dhe dhëndri kanë bërë për 3 fëmijë në nevojë, sepse ata trajtohen në qendrën e autizmit që drejtohet nga bashkëshortja ime, e cila në 20 vite nuk ka marrë asnjë qindarkë aty, ka paguar vullnetarisht. Pra, këto janë akuzat që thoni ju. Dhe këto i ka formuluar ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, me Altin Troplinin dhe Enkelejda Fetahun, mikeshën simotër të Taulant Ballës dhe asaj gjyqtares Fetahu. Pra, ky si mercenar goditi pluralizmin në vitin elektoral në mënyrë që të fitojë partia e tij. Por kjo është një betejë në vazhdim. Nuk mbroj asgjë tjetër përveç pluralizmit politik," tha Berisha./Dosja.al

spak altin dumani salil berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj