Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
"Mori garanci për Ballukun"/ Berisha: Rama e mbajti të fshehtë mbi 20 ditë kontrollin e BKH në Kryeministri
Berisha deklaroi se Rama për rastin e Ballukut, mori garanci, ndërkohë që Kushtetuesja foli në favor të saj.
15 Dhjetor 2025, 10:17Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga SPAK, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për hetuesit e BKH-së. Duke folur për gazetarët, Berisha deklaroi se Rama për rastin e Ballukut, mori garanci, ndërkohë që Kushtetuesja foli në favor të saj. Kryedemokrati tha ndër të tjera se kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake.
“Me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na e tmerruan kryeministrin. Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxoro të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të GJK mbyllet cdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti GJK deri në tjegulla e bllokoi. Një akt si ky nuk ka ndodhur”, tha ai./Dosja.al