Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar, i cili i shkon nga mbrapa dhe i rrëmben armën e zjarrit. Kryedemokrati e ka quajtur ‘një hero të vërtetë’, si dhe ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmin terrorist në Australi, ku 12 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar, i cili i shkon nga mbrapa dhe i rrëmben armën e zjarrit. Kryedemokrati e ka quajtur ‘një hero të vërtetë’, si dhe ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave. Lideri i opozitës ka dënuar gjithashtu me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist.
Postimi i plotë:
Një hero i vërtetë. Miq, një terrorist antisemit në Bondi, Australi në një akt makabër ekzekutoi 11 qytetarë të pafajshëm vetëm se ishin hebrej. Por një qytetar trim dhe hero u hodh si luan mbi terroristin dhe e neutralizoi atë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist dhe nderim qytetarit guximtar që me aktin e tij heroik rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm.
Sulmi i së dielës është incidenti më i rëndë i këtij lloji në vend që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një vend turistik në shtetin jugor të Tasmanisë. Video që qarkullojnë në mediat sociale shfaqnin njerëz në plazh dhe në parkun aty pranë duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta dhe sirena policie.
Një video tregonte një burrë të veshur me këmishë të zezë duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohej nga një burrë me bluzë të bardhë, i cili ia mori armën nga duart. Një burrë tjetër u pa duke qëlluar me armë nga një urë këmbësorësh. Ndërsa një video tjetër tregonte dy burra të shtrirë përtokë dhe të mbajtur nga policë me uniformë mbi një urë të vogël këmbësorësh. Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pasi një person i armatosur mori peng 18 persona në kafenenë Lindt në Sidnej./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas përgjigjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me n...
foto ilustruese BALLKAN- Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova gati se nuk figuron në Strategjinë e saj Komb&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 17 dhjetor në orën 17:0...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD në vitin 1994 ka miratuar lig...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë urdhër të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se organizimi në PD synon angazhimin e vl...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se firma është propozim, nuk ë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka vënë në krye t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me licencën që mori në GJK, Rama mbylli...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se raporti ndërkombëtar tha se nuk ...