LIVE UPDATES
Politike

Dy herë "flamur i kuq" nga Autoriteti i Konkurrencës, BIRN për çmimin e patentave: S'është marrë asnjë masë ndëshkuese!

Autoriteti i Konkurrencës konstatoi si të paligjshme një marrëveshje të firmosur nga shoqata e autoshkollave me drejtorin e Shërbimeve të Transportit Rrugor, por nuk mori masë ndëshkuese as për drejtorin dhe as për autoshkollat, ndërsa drejtori Blendi Gonxhe paralajmëroi injorimin e vendimit.

24 Mars 2023, 18:01 Nga k.m.
Dy herë "flamur i kuq" nga Autoriteti i Konkurrencës, BIRN
Blendi Gonxhja

Për të dytën herë brenda pak kohësh, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi paligjshmëri në treg, por nuk e pa të arsyeshme të vendosë masa ndëshkuese, duke vënë në pikëpyetje nëse është apo jo në gjendje të zbatojë ligjin, që duket se është sfiduar hapur nga një drejtor shteti.

Të premten më 24 mars, Autoriteti deklaroi se komisioni kishte shqyrtuar në mbledhje problemin e lindur nga marrëveshja e një shoqate që pretendon përfaqësimin e autoshkollave me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në prani edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Autoriteti i Konkurrencës e konsideroi marrëveshjen të paligjshme.

“Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar,” deklaroi Autoriteti i Konkurrencës të premten. Por autoriteti nuk pati masë ndëshkuese për autoshkollat, ndërsa drejtorët e Transportit Rrugor dhe Tatimeve, që të dyja agjenci ligjzbatuese dhe jo ligjvënëse, duket se nuk janë të shqetësuar aspak nga vendimet e autoritetit. Madje, vetëm dy ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor e injoroi rolin në këtë çështje të Autoritetit të Konkurrencës.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo (marrëveshja) do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme,” deklaroi Gonxhe.

Ky nuk është rasti i parë kur Autoriteti i Konkurrencës konstaton pa ndërmarrë masa ndëshkuese shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Në dhjetorin e kaluar, Autoriteti konstatoi pas një hetimi njëvjeçar se Vodafone Albania ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun me shumicë të thirrjeve ndërkombëtare, por pavarësisht konstatimit, autoriteti dukshëm vendosi të mos zbatojë detyrën e vet të gjobitjes së shkelësit. Në vend të gjobës, komisioni u mjaftua duke deklaruar se Vodafone urdhërohet të mos vijojë të abuzojë me pozitën dominuese.

Marrëveshja e nënshkruar prej Gonxhes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me disa subjekte që u prezantuan si përfaqësues të autoshkollave në Shqipëri, vendosi rritjen në mbi 80 mijë lekë të shërbimit të autoshkollës, një dyfishim i çmimit në krahasim me tarifat aktuale të ofruara nga tregu i lirë./BIRN

blendi gonxhja dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj