LIVE UPDATES
Politike

'E keni shndërruar Kuvendin në tualet'/ Boçi: Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin në BE, por korrupsioni

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi refuzimin e mocioneve me debat, injorimin e interpelancave dhe bllokimin e ngritjes së komisioneve hetimore, duke theksuar se këto praktika anti-demokratike po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

9 Prill 2026, 11:09 Nga I.A

'E keni shndërruar Kuvendin në tualet'/ Boçi: Nuk

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një "tualet me gropë septike", ku mazhoranca e përdor institucionin për të mbrojtur anëtarët e qeverisë nga ligji dhe për të penguar llogaridhënien e kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi refuzimin e mocioneve me debat, injorimin e interpelancave dhe bllokimin e ngritjes së komisioneve hetimore, duke theksuar se këto praktika anti-demokratike po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


"Si rrallë herë, të shpreh lumturinë time që jam anëtar i këtij parlamenti, sepse kam shtatë muaj, por sot, nga një zotëri në fjalë këtu, mora vesh që ky parlament zbaton metodat e Bundestagut, dhe për një moment m’u duk vetja si parlamentar gjerman. Por ama, e vërteta, zoti kryetar, tek dëgjon sot opozitën për interpelancat, zotin Hoti, Shehaj, Blushi, kur dëgjon refuzimet tuaja për mocionet me debat, për injorimin e interpelancave që bën kryeministri, për refuzimin e komisioneve hetimore që janë bërë kapic aty në konferencën tuaj të kryetarëve, jo tonën të kryetarëve, tuajën – atëherë jam shumë i trishtuar, sepse e vërteta është që ky parlament është si parlamenti i Bjellorusisë.

Kjo është e vërteta. Dhe është turp këtu të deklarohet nga ajo foltore që qenka opozita që pengon integrimin në Bashkimin Europian. Komisioni Evropian jua kishte vënë kushtin hapur që para një muaji për imunitetin e zonjës Balluku. Dhe reagoi realisht. Dhe nuk janë ato ligjet, në fakt, që për shtatë muaj sa paskët sjellë ju? 23 ligje. Sa shumë! Na keni thënë që këto seanca janë ngarkuar prej këtyre ligjeve, por s’qenka kështu, sepse 23 qenkan ato. Dhe madje, madje, ne vërtet jemi dakord për t’i miratuar, sepse e tha zoti Bardhi këtë gjë. Po na i paraqisni këto ligje dhe jo t’i anashkaloni në atë konferencën e famshme të kryetarëve, për të cilën sot u gënjye dhe nga ju me “mirëkuptim”. Çfarë mirëkuptimi patëm ne në atë seancë diskutimi?

Po, është e vërtetë që zonja Tabaku nuk ishte në momentin e votimit. Po. Dhe zotëria në fjalë e di shumë mirë që ne u larguam për çështje të drejtimit të komisioneve të tjera, sepse këto, Jorida, orën dhe datën e konferencës i vendosin sipas qejfit të tyre. Edhe seancat i thërrasin sipas qejfit të tyre. Sepse këtë parlament e keni shndërruar në tualet, ku qeveria vjen, lahet, lyhet, krihet, nuk rruhet, rruan qytetarët me ligje strategjike. Dhe madje jo në tualet modern, se do përdorja fjalë tjetër, por në tualet me gropë septike, dhe atë gropën septike e përdorni si llogore: zhytuni aty dhe mbroni nga ligji.

Dhe ajo që është kundërshtuar nga ne në atë konferencën e kryetarëve… Neni i famshëm 242 i Kodit të Procedurës Penale, që e keni lënë pa datë në seancë, e keni futur urgjentisht, dhe është ai nen mbajeni mend që do të bllokojë dhe një herë tjetër integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Se nuk është ligj, ndryshim i pafajshëm; është i qëllimshëm për të mbrojtur pikërisht atë që nuk vjen asnjëherë në interpelanca: kryeministrin," tha Boçi./Dosja.al

luciano boçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj