Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili është i mirëpritur
Në momentin që u pyet nga gazetari Ardit Hoxha, nëse e ka ftuar kreun e PD-së Sali Berishën në protestë, Meta iu shmangë pyetjes, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur.
13 Shtator 2022, 20:08Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë kanë qenë të mirëpritur te protesta që u organizua pasditen e sotme. Në momentin që u pyet nga gazetari Ardit Hoxha, nëse e ka ftuar kreun e PD-së Sali Berishën në protestë, Meta iu shmangë pyetjes, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur.
Meta: Për ti thënë SPAK boll më me drejtësi me regji. Ja ku e keni monumentin e Korrupsionit.
Pyetje: A e keni thirrur Sali Berishën të vijë sot?
Meta: Jeni të gjithë të mirëpritur. Faleminderit që keni ardhur.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë.