LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama i ka "ditët" e numëruara", Berisha: Forcë në botë që ta shpëtojë nga PD dhe opozita shqiptare nuk ka

Kryedemokrati tha se ish-koordinatori për banda i Edi Ramës, merr peng për t’i hapur rrugën kunatit të familjes.

17 Dhjetor 2025, 18:29 Nga E.d

 

"Edi Rama i ka "ditët" e numëruara", Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama i ka ditët e numëruara. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se nuk ka forcë në botë që do e shpëtojë atë, nga PD dhe opozita shqiptare.

Kryedemokrati tha se ish-koordinatori për banda i Edi Ramës, merr peng për t’i hapur rrugën kunatit të familjes. Berisha bëri thirrje për tubime masive, ku dhe tha se qeveria nuk u reziston kurrë 3 mijë apo 5 mijë burrave dhe grave, djemve që vendosin të zënë sheshin para kryeministrit dhe të mos e lëshojnë atë deri sa Rama të ikë. 

"Miqtë e mi, të gjitha këto na faktojnë se në çfarë situate jemi, sa e rrezikshme është, duhet ta pranojmë, është e rrezikshme situata, por për të gjithë ata idealistë, ata guximtarë, që duan të kontribuojnë për veten, fëmijët, të ardhmen e tyre, ka vetëm një rrugë, përballja gjer në fitore me këtë kalbësirë, të aftë të kryejë çdo krim. Të aftë të marrë çdo vendim. Të aftë të bëjë gjithçka për të mbijetuar. Ndaj dhe të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në qoftë se ndonjëherë ka qenë ora e thirrjes për ne, kjo është ora e thirrjes për çdo idealist, për çdo atdhetar, për çdo shqiptar. U tejkalua çdo lloj vije, çdo lloj standardi.

Ish-koordinatori për banda i Edi Ramës, merr peng për t’i hapur rrugën kunatit të familjes. Nuk shkohet më tutje, do qëndrojmë tek këto. Se ju kudo që shkoni, këta nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin pasuritë e qytetarëve. Ndaj dhe thirrja ime është të spostohemi në një orbitë të re. Po, kërkohet të operojmë në një orbitë të re. Dhe kjo është orbita e përballjes me këtë regjim. Është thirrje për çdo njërin prej nesh për guxim, për kreativitet, për të gjitha format e rezistencës dhe lëvizjes, dhe u garantoj se në mënyrën më të pashmangshme, fitorja është e PD, fitorja është e opozitës, fitorja është e shqiptarëve. Asgjë nuk do na ndalë ne pa rikthyer Kushtetutën, ligjin, të drejtat e shqiptarëve për votën e lirë dhe ndëshkuar këtë organizatë kriminale, të papërmbajtur në vjedhjen e shqiptarëve. Ju e morët vesh, na thoni tani këtu, prokuroria dërgon në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë. Prisni. Prokuroria ka dërguar me qindra dokumente, ligji dhe vetë prokurori, ato ua adreson si kryetarit dhe çdo deputeti të parlamentit. Edi Rama urdhëron Niko Peleshin dhe ai i ndryn në kasafortë, fillimisht i mashtron, u thotë përfaqësuesve tanë se e ka kërkuar prokurori. Sigurisht se ato janë sekret, por nuk mund të jenë kurrë për anëtarët e Këshillit të Mandateve.

Po pse janë sekret? Se aty del Rama. Se aty del Rama me të gjithë porositë e tij. Se ata kaluan nga tuneli i Llogarasë, tek lotet. Tek lotet është Rama me mesazhet. Plus që janë filmime të tjera, fjalë të tjera. Ju e shihni se ata janë një grup llumi, që vetëm zyrtarë nuk mund të quhen ata. Dhe tani kërkojnë t’i fshehin. Na thoni ju, çfarë duhet të bëjmë ne? Si mund t’u mbahet deputetëve dokumentet, vetëm e vetëm se Edi Rama është i zhytur gjer në veshë. Kështu që jemi pra... shikoni çfarë akti provokativ. Rrezikohet të mos na japin dokumentet. Duan t’i mbajnë duke fshehur vjedhjet. Duan t’i mbajnë duke fshehur krimin. Atëherë është populli, janë qytetarët që duhet të flasin. Ose të shtrijmë qafën, po jo kurrë nuk e bëjmë atë. Ndaj, të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, këto ditë që kanë mbetur, jeni të lutur, u kërkoj të angazhoheni në takime intensive me qytetarët. Është koha e guximtarëve, mos e harroni këtë. Dhe çdonjëri që thotë se si t’ia bëjmë se ky nuk po më vjen, i them në radhë të parë hajde ti vetë, jep shembull personal, ai që nuk vjen, lëre mënjanë, shko gjej tjetrin që vjen. Është koha e guximtarëve.

Mos harroni se kjo qeveria nuk u reziston kurrë 3 mijë apo 5 mijë burrave dhe grave, djemve që vendosin të zënë sheshin para kryeministrit dhe të mos e lëshojnë atë gjer sa të ikë ky. Ata që i rrëzuan, i kanë rrëzuar autokratët, por i kanë rrëzuar me protesta të qëndrueshme. Tani, kemi bërë çdo gjë, nuk ka qenë e lehtë, ka qenë shumë e vështirë. Imagjinoni ju lobingjet e Mogherinave kundër nesh, imagjinoni ju se çfarë efekti kanë patur. Por një mirënjohje të pakufishme ndaj partive simotra, të cilat e kuptuan se qëndrimi ndaj PD ishte i pabazuar dhe nga tetori i vitit 2024, gjer më 5 dhjetor, kanë miratuar 7 rezoluta në mbështetjen tonë. Natyrisht janë mbështetje e fuqishme, por ato janë letër në qoftë se ne nuk ngrihemi. Agjenda jonë duhet të jetë protestë, protestë dhe vetëm protestë. Në të gjitha format. Kudo. Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Degët tona, kudo që janë, do të angazhohen në protesta të fuqishme kundër këtij regjimi, pranë organizatave ndërkombëtare. Protesta të fuqishme kundër kleptokracisë dhe narkoshtetit shqiptar. Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Forcë në botë që ta shpëtojë nga PD dhe opozita shqiptare nuk ka." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj