LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama ia ka dorëzuar shtetin krimit", Berisha në Romë: Në fiton një mandat të katërt, Shqipëria nuk do të ekzistojë

Berisha tha se Rama ka shumëzuar me zero shqiptarët, pasi sipas tij, pronat dhe pasuritë përrallore ai i ndan me trafikantët dhe bandat.

9 Shkurt 2025, 14:26 Nga r.ll
"Edi Rama ia ka dorëzuar shtetin krimit", Berisha në
sali berisha

ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Italisë. Berisha tha se sot ndodhet në Romë për të ndarë me shqiptarë rreziqet me të cilat po përballet Shqipëria.  

Sipas tij, në zyrën e kryeministrit shqiptar nuk ndodhet një kryetar qeverie por një "kriminel". Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendin ja ka dorëzuar krimit. 

Berisha tha se Rama ka shumëzuar me zero shqiptarët, pasi sipas tij, pronat dhe pasuritë përrallore ai i ndan me trafikantët dhe bandat. Lideri i opozitës u shpreh gjatë fjalës së tij se rreziqet ekzistenciale të Shqipërisë janë mishëruar në kryeministrin e saj. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, këtu në Romë është selia e aleatit më të vjetër të kombit shqiptar dhe ky aleat është Vatikani. Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme Vatikanit, Atit të Shenjtë për mbështetjen e çmuar që Selia e Shenjtë ne shekuj dhe personalisht shenjtëria e tij i kanë dhënë dhe i japin kombit shqiptar. Të dashur miq, udhëtimi drejt diasporës dhe emigracionit është në thellësinë e tij një thellësi drejt dhimbjes, drejt sakrificës, drejt mallit, udhëtim drejt atyre që e nisën jetën e tyre nën zero.

Udhëtim drejt atyre që u ndanë me lot me nënën e tyre, me prindërit e tyre, të pasigurt nëse do i gjenin ndonjëherë tjetër. Udhëtim drejt atyre të cilët nuk kuptonin një fjalë të vetme nga gjuha e vendit ku shkonin. Udhëtim që i detyronte ata, i përballte ata me të panjohura të mëdha. Por ky udhëtim është njëkohësisht udhëtim i njerëzve që triumfojnë, udhëtim i atyre që mposhtin çdo vështirësi. Udhëtim që me djersën e tyre ndërtojnë një jetë të tërë. Udhëtim që me djersën e tyre kontribuojnë në vendin e tyre.

Ndaj dhe unë kam ardhur sot të përulem me nderim të madh para jush. Ju jeni frymëzim për arritjet e njeriut. Ju sot shkëlqeni në të gjitha fushat e këtij vendi të bekuar. Por kam ardhur gjithashtu besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria. Kam ardhur tek ju i bindur se çdo shqiptar patriot i lindin nënast për të dashur Shqipërinë. Kam ardhur me bindjen e plotë se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë.

Miqtë e mi, sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar. Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm. Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij. Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverië shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë.Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij. Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale. Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar.

Rreziqet tona janë ekzistenciale, çdo shqiptar duhet të dijë se një mandat i katërt për Edi Ramën, i cili në 10 vite përzuri nga Shqipëria 45 perqind të shqiptarëve vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Në një mandat tjetër, Shqipëria nuk do ekzistojë. Shqipëria do shndërrohet në tokën e kriminelëve, bandave, trafikantëve. Toka e Zotit, e bukura e dheut do shuhet nga faqja e tij.

sali berisha ne rome

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj