Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Braçe i kërkoi ministres që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit.
TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u zhvillua një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2023. E pranishme në Komision ishte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo bëri të ditur se buxheti i parashikuar për Bujqësinë në vitin 2023 është 14.2 miliardë lekë, 12% më shumë se në vitin 2022, ku 8.7 miliardë lekë janë për bujqësinë.
Ministrja deklaroi se mbështetja në total për bujqësinë ishte 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 me vlerë 7.2 mld lekë.
“Nga 2006 në vitin 2013 vetëm 14.9% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë u alokohej fermerëve. Nga 2014 në 2022 nga buxheti i Ministrisë për fermerin jepej 40.5% e buxhetit. Në 2023, është 55.1% për fermerët. Do rritim kapacitet ankoruese në portin e Durrësit. Objektiv rritja e prodhimit të produkteve peshkore nga 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%. Reformohet ISUV, ku do ketë dhe rritje pagash. Në vlerë totale eksportet janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë”, tha Krifca.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se pa pasur një saktësim të të dhënave nuk mund të ketë një iniciativë për vendosjen e taksës për tokat dierrë.
“Kam dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamik e një pune të përditshme”, tha Braçe, i cili vijoi: Në hyrje 20% TVSH dhe në dalje 20% TVSH dhe nuk humb asnjë qindarkë. E njëjta gjë vlen për qumështin dhe bulmetin. E dini pse ka qumësht pluhur me tepër, e hirre më tepër, pasi duan të ekuilibrojnë humbjet”.
Po ashtu, ai shtoi se skemat e mbështetjes për fermerët duhet të ndryshojnë dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Braçe i kërkoi ministres që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit.
“Skemat tona të mbështetjes janë të padrejta. Nëse ne vendosim kritere që përfitimi nga skema nis nga 10 lopë ë sipër, unë nuk mund të shpallem jofitues pse paratë mungojnë. Është e padrejtë që tjetri të mos përfitojë. Kaluam nga tufa me 5 lopë në 10 lopë. I nxitëm të bëhen bashkë, të bashkojnë tufat dhe tani matet koha e aplikimit, në çfarë minuti? Kjo është e padrejtë. Mbështetja buxhetore duhet të shkojë te kg, te litri. Nuk duhet të jetë më te tufa. Më intereson produktiviteti, por edhe sasia e prodhimit që vjen për saj. Skema e naftës është planifikuar më pak 1.3 mld lekë planifikohet për vitin e arshshëm, nga 1.9 që ishte. Në kushtet që në këtë vit kemi lënë ende bujq pa marrë naftën, si mund të planifikohet më pak naftë për vitin e ardhshëm. Si mund të bëhen skema të tilla? Nëse duhet riparë, hajde ta rishohim. Si ta bëjmë më efektive. Por që të planifikohet për vitin tjetër më pak sesa është zbatuar deri tani, nuk më bën logjikë.”
Ministrja Krifca u shpreh se është kryer një analizë për efektin që do ketë paketa fiskale e se paratë që u hoqën nga rimbursimi me TVSH do u jepen fermerëve përmes skemës kombëtare të mbështetjes.
“Është bërë një analizë për efektin e paketës fiskale, ato para që u hoqën nga rimbursimi me TVSH, ju vunë fermerëve përmes skemës kombëtare të mbështetjes 4.9 mld lekë, skema më e madhe ndonjëherë, 2.5 herë se viti më i lartë i mbështetjes së drejt për drejt. Sipërfaqe prodhimi sot është 1.5% më shumë se në vitin 2021, 18.5% më shumë eskporte”, i përgjigjet Krifca.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.
DEKLARATA E BRAÇES:
-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti? -Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë? -Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?
-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra? -Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje? -Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023
-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it. -Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim? -Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim? -A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?
Ministrja Krifca iu përgjigj se të gjitha të dhënat e kërkuara do t'i vihen në dispozicion brenda këtij viti.
'Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme. Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë. Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. SA kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura.'- tha Braçe.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka vjedhur 8.2 miliard euro ng...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka propozuar që burgu i Burrelit ose të paktën nj&...
Edi Rama KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një biznesmen në Kamëz. Gjatë bisedës së tyre, Rama i ...
Gazetari Artan Hoxha dhe Dritan Rexhepi TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Dritan (Gramoz) Rexhepi, personi me të cilin drejtësia ekua...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj intervistës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Shqipëria &eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se çdo fëmijë që vjen në jetë në Shqipëri, lind...
Artur Mahmutaj TIRANË- Artur Mahmutaj ka shpallur sot kandidaturën e tij për procesin e primareve të Partisë Demokratike për&...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se dhe sot Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seanc...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka propozuar ndryshimet në Kodin Rrugor. Gjatë mbledhjes ...
Bajram Begaj KUKËS- Presidenti Bajram Begaj ka propozuar që Britania e Madhe të hapë një mini-konsullatë në Kukës, ...